Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat janë qytetet me numrin më të lartë të automjeteve për banorë

2021/02/11 at 9:01 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cilat janë qytetet me numrin më të lartë të automjeteve për banorë

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit, rritja ka qenë më e fortë dhe në të tjerë, më e ulët.


Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2019, Tirana kishte 228 mjete rrugore për pasagjerë për 1000 banorë. Gati një në katër banorë në Tiranë përllogaritet të ketë automjet. Pas Tiranës vjen Durrësi, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.

Lezha renditet e treta në 12 qarqet e vendit, me 215 automjete për 1000 banorë. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 numri i automjeteve për banorë në këtë qark u rrit me 36%. Në krahun tjetër, qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit kanë numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Në Dibër numërohen 120 mjete për 1000 banorë më 2019, niveli më i ulët në shkallë vendi. Por nga viti 2015 në vitin 2019, numri i automjeteve në raport me popullsinë në Dibër ka njohur rritjen më të madhe në shkallë vendi, me rreth 55%.

Elbasani vjen i dyti pas Dibrës me vetëm 135 automjete për 1000 banorë dhe më pas Korça, me 151 të tilla.
Gjatë periudhës 2015-2019, vihet re një rritje prej 23,9% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë, ku Qarku i Dibrës ka rritjen më të madhe, ndërsa Qarku i Gjirokastrës, rritjen më të ulët me 3,1%.Qarku i Tiranës zë 32.5% të mjeteve gjithsej të transportit rrugor për mallra ose 30.0 mjete për 1.000 banorë në vitin 2019. Ndërsa numri i mjeteve rrugore për mallra për 1.000 banorë në vend, nga viti 2015 deri në vitin 2019 është rritur me 6,4%, ku rritja më e lartë paraqitet në Qarkun e Dibrës me 22,4%, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka rënien më të madhe në krahasim me qarqet e tjera, me 13,5%.

Më shumë automjete, më pak aksidente

Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është rritur, aksidentet në të kundërt kanë pësuar ulje. Në periudhën kohore 2015-2019, numri i të aksidentuarve për 10.000 banorë shfaqet me trend rënës. Në vitin 2019, rezultojnë mesatarisht 7 të aksidentuar për 10.000 banorë. Vlera më e lartë e këtij treguesi për vitin 2019, arrin 20 të aksidentuar për 10.000 banorë në Qarkun e Lezhës, ndërsa vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Dibrës dhe në atë të Shkodrës, me përkatësisht 2 të aksidentuar për 10.000 banorë./Monitor

Etiketa: automjeteQYTETEshqiperia


Ju sugjerojmë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
Shkodër/ Lumi Buna del nga shtrati, evakuohen mbi dhjetë familje

Shkodër/ Lumi Buna del nga shtrati, evakuohen mbi dhjetë familje

Tiranë/Tre të mitur tentojnë të grabisin me kaçavidë bankomatin

Tiranë/Tre të mitur tentojnë të grabisin me kaçavidë bankomatin

Video/ Reshjet e shiut, autostrada Levan-Vlorë “nën pushtetin e ujit”

Video/ Reshjet e shiut, autostrada Levan-Vlorë "nën pushtetin e ujit"
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}