Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat janë arsyet për rritjen e rasteve me COVID-19 mes të vaksinuarve?

2022/01/04 at 9:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cilat janë arsyet për rritjen e rasteve me COVID-19 mes të vaksinuarve?

Përse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me COVID-19 kohët e fundit? Janë disa faktorë që po kontribuojnë në këtë rritje infeksionesh, duke filluar me shfaqjen e variantit shumë ngjitës të Omicronit.

Omicron ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit, pavarësisht se nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe rritja e numrit të rasteve me këtë variant përkon me sezonin e festave, gjatë të cilave ka një rritje të udhëtimeve në shumë vende.

Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës.

Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese.

Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga varianti Omicron. Ndërsa ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksioneve me variantin Omicron, dozat përforcuese, veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna, rrisin sasinë e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.

Këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar.Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.

Doza e katërt e vaksinës pesëfishon sasinë e antitrupave

Një dozë e katërt e vaksinës kundër COVID-19 pesëfishon sasinë e antitrupava, një javë pas imunizimit, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake të një studimi izraelit.

“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha zoti Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, e cila po kryen provat klinike me dozën e dytë përforcueseme personelin e saj mes rritjes në nivel ndërkombëtar të infeksioneve me variantin Omicron.

“Pjesa e dytë e këtij lajmi është se ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, shohim një pesëfishim të antitrupave tek personi i vaksinuar”, u tha ai gazetarëve.

“Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër infeksionit, numrit të shtrimeve në spital dhe rasteve me simptoma të rënda”, tha kryeministri izraelit.

Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinave kundër COVID-19, si vendi më i shpejtë që ka bërë vaksinat me dy doza për publikun e gjërë një vit më parë dhe një nga të parët që ka dhënë vaksinat e treta, ose dozat e para përforcuese. Tani, Izraeli po administron dozat e katërta të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të dobësuar./ VOA

Etiketa: covid-19Vaksina

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Para
Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në

Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 5 Janar 2022, shenjat më me fat

TE FUNDIT

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
19 Tetor, 2025

Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, e cila kishte ngjallur shpresa...

Lexo më shumë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
19 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një grua dhe djali i saj kanë ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com