Të gjithë janë me “sy e vëshë” nga SPAK, struktura që këtë të enjte mori jetë si pjesë e reformës në drejtësi. Emisioni Opinion trajtoi këtë zhvillim, ndërsa se cilat dosje do të jenë ato që do të marrë në dorë SPAK , të ftuarit kanë qëndrime të ndryshme.
Ylli Manjani, ish ministër i drejtësisë: Unë do doja që të hetohej me përparësi përdorimi i parave të buxhetit të shtetit. Ajo që quhet rrush e kumbulla. Kjo publikja duket sikur është e askujt. Ai apo agjenci që ka keqpërdorur fondet e shteti, janë miliona euro koncesione.
Jordan Daci, jurist: Dosjet më të nxehta janë koncesionet, vjedhja e burimeve natyrore si dhe korrupsioni i ligjvënësve. Edhe dosjet e vjedhjes së votave.
Preç Zogaj, analist: Raportet e auditit të KLSH-së, ka audite konkrete që lidhem me CEZ-in, me koncesionet. Me historinë e Albpetrolit. Duhet të hetojë dhe llogaritë bankare të politikanëve shqiptarë, viti 2020 do jetë furtunë në këtë nivel./ Opinion.al