Aktualitet

Cila është vajza që dhunoi të moshuarën në Kosovë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 02/11/22 |
Opi Nion

Vajza që po shihni në foto është Aurona Pelaj, punonjësja e azilit në Pejë të Kosovës, e cila dhunoi një të moshuar.

Ngjarja e rëndë sipas policisë së Kosovës ka ndodhur më 29 tetor. Ndërkohë, autoritetet kosovare arrestuan dy punonjëset, vajzën që e dhunonte dhe atë që e filmonte.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqen disa punonjëse të këtij institucioni që shikojnë teksa Aurona Pelaj dhunon të moshuarën. Po ashtu, një nga punonjëset filmon me telefon të gjithë ngjarjen, teksa dëgjohet që qesh.

Ngjarja tronditëse ka sjellë indinjatë në opinionin publik./Opinion.al

Pas