Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cila do të jetë e ardhmja për Ivanka Trump?

2019/07/07 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cila do të jetë e ardhmja për Ivanka Trump?

Fillimisht u shfaq në shoqërinë e udhëheqësve botërorë dhe në vazhdim vizitoi zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut….madje edhe duke lënë në hije kryediplomatin e vendit, gjatë vizitës së Presidentit në Azi. Ivanka Trump duket se po shfaqet kudo së fundmi.

“Ka qenë një mëngjes produktiv”, shprehet ajo në një mesazh filmik.

Presidentin Trump e akuzuan se po e drejton vendin si një biznes familjar, kur emëroi vajzën e tij Ivankën, si dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, si këshilltarë të tij në vitin 2017, duke sfiduar kështu edhe ligjin kundër nepotizmit.

Ligji i viti 1967 u miratua kryesisht për shkak të emërimit nga Presidenti John F. Kennedy të vëllait të tij Robert, në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitin 2017, një jurist i Departamentit të Drejtësisë publikoi një opinion ku thuhej se Presidenti ka autoritetet të veçantë punësimi në Shtëpinë e Bardhë dhe se përjashtohet nga ligji kundër nepotizmit.
“Ivanka dhe Jared punojnë shumë dhe sakrifikojnë shumë për këtë gjë”, tha Presidenti Trump.

Ivanka Trump nuk merr rrogë për punën që bën, por kritikët sërish thonë se ky është një problem.

“Ajo qartazi po ndëshkohet për nepotizmin, por nuk e shqetëson kjo gjë. A po përfaqëson ajo interesat më të mira të Shteteve të Bashkuara, apo interesat më të mira të biznesit familjar, korporatës Trump, apo veten e saj?”, thotë Shannon Bow O’Brien, e Universitetit të Teksasit në Austin.
I
vanka Trump ka promovuar projekte si Iniciativa Globale për Zhvillimin dhe Përparimin e Grave.

“Kur fuqizohen gratë, krijohen mundësi të reja për familjet e tyre, për komunitetet dhe për të gjithë begatinë e vendit”, u shpreh në Afrikë zonja Trump. Disa e mirëpresin ndikimin e saj tek Presidenti për këto lloj çështjesh.

“Kam përshtypjen që ideja duhet shitur. Nëse do të jetë projekti i Ivankës, ajo ka një influencë domethënëse. Pra, kam shpresën se ajo do të jetë në gjendje të ndikojë për diçka më të qëndrueshme”, thotë Judd Devermont, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Zgjerimi i kompetencave të saj për çështje të politikës së brendshme, përfshirë përpjekjet për të krijuar vende pune dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, po krijon spekullime për atë çfarë do të vijojë.

“Njerëzit po vrasin mendjen nëse ndoshta kjo është një shenjë se Ivanka mund të jetë një udhëheqëse politike në të ardhmen dhe se Presidenti Trump po e përgatit për këtë gjë. Është e dukshme kjo prirje”, thotë Zack Cooper, i Institutit Amerikan të Sipërmarrjeve.

Presidenti Trump e akuzoi ish-rivalen Hillary Clinton se ndërtoi një dinasti politike. Ekspertët thonë se amerikanët mund të pranojnë një familje në qeveri, por nëse ata janë të kualifikuar.

“Nuk mendoj se Amerika është shumë tolerante me dinastitë që vazhdojnë të ekzistojnë vetëm për shkak të mbiemrit të tyre”, thotë O’Brien./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Për lëkurë të bukur në verë, ndiqni këto këshilla

Për lëkurë të bukur në verë, ndiqni këto këshilla

Bullgaria përplasje diplomatike me Serbinë, në krah të Kosovës

Bullgaria përplasje diplomatike me Serbinë, në krah të Kosovës

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com