Çikago Kabs janë shpallur kampion në bejzbollin amerikan pas 108 vitesh, pas një fitoreje kundër Kliveland në ndeshjen e shtatë të serisë finale, dhe kjo ishte kthyer në legjendë, pasi quhej edhe si “ mallkim”.
Kjo lidhet kryesisht me ngjarjen e vitit 1945, pasi një tifoz nuk u lejua të fuste në stadium dhinë e tij, që konsiderohej si fatsjellëse për tifozin, ku nga dëshpërimi u shpreh se Kabs-at nuk do të shpallen më kampionë. Pak nga pak, ajo histori u kthye në mit dhe tifozët e Çikagos i kishin humbur shpresat, por ky mallkim është thyer dje.
Çikago fitoi 8-7 me Kleveland Indians në ndeshjen 7 të serisë finale, duke e dërguar në shtëpi trofeun e kthyer në “makth”.