“Pushofshi në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë. Do jeni gjithmonë në zemrat tona”.
Është ky postimi i Antoneta Ndocit, motra e Silvanës e cila u gjet dje në mëngjes e ekzekutuar së bashku me bashkëjetuesin e saj Boran Bercama, teksa fëmija i tyre i mitur përveçse i larë nga gjaku i prindërve, fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim.
Ajo ka postuar foton e çiftit që mbeti i vrarë dhe një mbishkrim prekës.
Dy familjet hapën dyert e mortit të dielën.