InstaBIZ

Çifti ikonik i telenovelave latine drejt ndarjes?


               Publikuar në : 12:29 - 15/06/19 |
xhu lia

Janë dy nga aktorët më të dashur të telenovelave latine, të cilët prej vitesh janë të martuar. Bëhet fjalë për çiftin Willim Levy dhe Elizabeth Gutierrez.

Prej disa ditësh në mediat e huaja po qarkullon lajmi se çifti i aktorëve është drejt ndarjes. Sipas burimeve të tyre çifti nuk është parë bashkë prej kohësh, gjithashtu edhe ditëlindjen e saj aktorja nuk e ka festuar me bashkëshortin.

Gjithashtu edhe në një nga festat e vajzës së tyre ata nuk janë shfaqur bashkë, por në foto të ndryshme me të. Nuk është hera e parë që në media aludohet për ndarje të dyshes.

Më herët është aluduar se ata kanë qenë drejt divorcit për shkak të një tradhtie të aktorit. Por këto zëra u hodhën poshtë asokohe. William dhe Elizabeth janë prindër të dy fëmijëve një vajzë dhe një djalë./Opinion.al/

Pas