Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çifti amerikan në Shqipëri birëson fëmijën: S’ishte larë, kishte krimba

2021/04/23 at 2:37 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çifti amerikan në Shqipëri birëson fëmijën: S’ishte larë, kishte krimba

Një çift amerikan i cili ka zgjedhur Shqipërinë si vendin për të kaluar pjesën e mbetur të jetës, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre. Ata janë Brenda Speer 70 vjeç dhe Wayne Speer 76 vjeç dhe kanë një histori për një skenar filmi. Kanë shëtitur në 46 vende të botës, ku në 6 prej tyre edhe kanë jetuar. Një ndër to është edhe Shqipëria.

Ata kanë jetuar në vendin tonë rreth viteve ’97-98-99 ku shprehen se shqiptarët ishin mjaft mikrpitës. Ata kanë rrëfyer se për një periudhë kohe kanë jetuar edhe në Afrikën e Jugut nga ku birësuan dhe një djalë i cili në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç dhe në një gjendje të rëndë për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Mirela Milori: Ju keni 5 fëmijë?

Wayne Speer: Është e rëndësishme që të dini se fëmija ynë më i vogël është i adoptuar, është nga Afrika e Jugut dhe kur erdhi këtu, zuri shokë shqiptarë, donte të luante basketboll dhe miku i tij e mori në një skuadër basketbolli.

Mirela Milori: Pse vendosët të adoptonit një fëmijë?

Wayne Speer: Në atë kohë unë predikoja në Afrikën e Jugut dhe zgjeruam ndërtesën tonë dhe morëm disa që të punonin dhe njëri prej tyre solli fëmijën e tij 2-vjeçar, e linte aty në diell gjithë ditën. Ishte keqtrajtuar, në kuptimin e kequshqyerjes, mungesës së kujdesit, kështu që bashkëshortja erdhi për të na sjellë ushqimet, e pa dhe pyeti a mund që ta marr në shtëpi dhe ta laj? Nuk kishte hyrë kurrë në ujë, e futi në vaskë dhe gjatë gjithë kohës ulërinte dhe e pyeti të atin a mund ta marrim të rrijë me ne sonte? Po, po merre tha ai, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të ëmën, ndoshta është vrarë dhe ishte e pazakonte që një baba të kujdesej për fëmijën.

Për arsye të ndryshme rrodhën gjërat në atë mënyrë që ata e birësuan fëmijën. Në Afrikë nuk lejoheshe që një familje e bardhë të birësonte një fëmijë me ngjyrë, por përmes një ndihmëse ata arritën ta birësonin.

Mirela Milori: Çfarë ju lidhi me këtë fëmijë?

Brenda Speer: Ajo që na bëri të lidheshim ishte si një fëmijë i vogël për një nevojë të madhe fizike, ai kishte krimba, ishte i fryrë, kishe më shumë se 1000 plagë nga kequshqyerja. I ati ishte munduar të kujdesej për të, por ishin përtej kufijve të varfërisë dhe na preku zemrat. E mora me vete në shtëpi, i dhamë ilaçe, kujdes, ramë në dashuri me të. Kur ai tha që mund ta mbani, e mbajtëm.

Wayne Speer: Ne folëm edhe me fëmijët e tjerë se çfarë mendimi kishin nëse do e birësonin dhe të gjithë ishin të ngazëlluar.

Brenda Speer: Në të kaluarën ne kemi qenë prindër kujdestarë për 19 fëmijë të tjerë, ishte normale që ne të mbanim fëmijë. Kam frikë që po ta kishim lënë me të atin, do të kishte vdekur dhe për ne ka qenë një bekim i madh në jetën tonë.  Ai tani jeton në Amerikë, është i martuar dhe ka një djalë.

Mirela Milori: Ai vetë ndihet mirë në gjithë këtë, ndihet si në familje, apo ka pasur momente që është ndjerë i ndryshëm?

Wayne Speer: Kur jetonim në Tiranë, ishte 13-14 vjeç, kalonte në rrugë dhe shumë shqiptarë dilnin e prisnin, nuk kishin parë një njeri me ngjyrë, ai u përshtat shumë mirë, nuk shqetësohej. /tvklan.al

Etiketa: biresimcift amerikanfemije

Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

Koronavirus/ Kosova regjistron 8 viktima dhe 356 raste të reja

Fushata, Ambasada e SHBA: Do të marrim masa ndaj atyre që nxisin dhunën

Kim: SPAK të hetojë ata që merren me blerjen e votës e nxitjen e dhunës

“Opinion”/  Edi Rama!

“Opinion”/ Edi Rama!

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com