InstaBIZ

Chris Brown sërish baba, ish e dashura sjell në jetë një djalë


               Publikuar në : 13:44 - 22/11/19 |
el ida

Chris Brown dhe ish-e dashura e tij, Ammika Harris, janë bërë prindër të një djali të vogël.

Këngëtari 30-vjeçar ka festuar lajmin e bukur duke postuar një foto me datën e lindjes së të birit në Instagram.

Ai ndau gjithashtu një fotografi të vetes i veshur me një kapuç me fjalën “Born” të qëndisur në të.

Ish e dashura e tij, modelja Harris, ndau gjithashtu lajmin në Instagramin e saj me një emoji zemre dhe fjalët: “U dashurova kur të pashë për herë të parë”.

Lajmi për shtatzëninë u zbulua në fillim të kësaj vere në një koment në Instagram të postuar nga faqja No Guidance Brown, ndërsa ky është fëmija i dytë për Brown, i cili ka një vajzë 5-vjeçare, që quhet Royalty, me ish-in Nia Guzman./Opinion.al

Pas