Chiara Ferragni, blogerja më e famshme në botë dhe reperi Fedez do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmi u bë i ditur nga Chiara përmes një fotoje të postuar në Instagram ku duket i biri Leo teksa mban ekon e bebushit në dorë.
“Familja jonë po zmadhohet,” shkroi Chiara. Një foto të ngjashme me po të njëjtin mbishkrim publikoi edhe Fedez.
Chiara dhe Fedez u lidhën rreth shtatorit të 2016-ës, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi romantik. Dyshja u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018./Opinion.al