Chelsea është shpallur fitues i UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin 1-0 Manchester City-n. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Dragao” të Lisbonës, në një përballje tepër interesante, ku të dyja skuadrat u paraqitën me pretendime të larta për fitoren.
Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk mundi ta ndryshojë rezultatin e minutës ’42, pas golit të shënuar nga Haverc. Chelsea shpallet për herë të dytë fituesi i kupës së Champions League.