Sport

Chelsea nuk ndalet, zyrtarizon edhe Thiago Silvan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 28/08/20 |
el ida

Chelsea ka vijuar me transferimet e bujshme në merkato dhe pas Werner, Ziyech, Sarr e Chilwell, ishte radha e brazilianit, Thiago Silva.

35-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me londinezët, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra.

“Chelsea ka transferuar njërin nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror, Thiago Silva. Braziliani ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin e Chelsea-t.

Silva mbylli 8 vite të mbushur me trofe te PSG edhe pse i munguan ata europianë, ku dështimi më i fundit ishte ai në finalen e këtij sezoni në Champions ndaj Bayern./Opinion.al

Pas