Drejtuesit e Chelsea janë duke diskutuar me ekipin e Milan për të arritur një transfertë. Spanjolli Cesc Fabregas kohët e fundit e ka pasur të vështirë për të qenë titullar me Chelsea, ndërsa nga ana tjetër Antonio Conte kërkon të afrojë pranë bluze mesfushorin e Milan, Mattia De Sciglio. Përveç kësaj, Chelsea ofron edhe 10 milionë euro për të arritur transfertën.
Sipas CalcioMercato, drejtuesit e dy skuadrave janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.
23 vjeçari De Sciglio luan për kombëtaren e Italisë dhe njihet mirë me bossin e bluve, Antonia Conte gjatë kohës që ai ka drejtuar skuadrën kombëtare.