Real Madrid e ka nisur keq rrugëtimin për në çerekfinalet e Champions League. Ekipi madrilen, ka pësuar dy gola në harkun kohor të 20 minutave në përballjen me Wolfsburgun gjerman, në shtëpinë e këtyre të fundit. Golat për gjermanët janë shënuar nga Rodriguez Ricardo në minutën e 18-të dhe Arnold Maximilian në minutën e 25-të.