Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Champions League: Ja kush janë 8 skuadrat e para të kualifikuara në fazën tjetër

2016/12/07 at 9:19 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League: Ja kush janë 8 skuadrat e para të kualifikuara në fazën tjetër

Katër grupet e para të Champions League-s i mbyllën të martën në mbrëmje takimet e tyre, pa sjellë asnjë të papritur mes emrave të skuadrave që kaluan për në fazën tjetër.

Në grupin A, Arsenali e mbylli fushatën në vendin e parë, falë dhe një fitoreje të thellë, 1-4, ndaj Bazelit. Në vend të dytë u renditën francezët e PSG-së, që u ndalën në një barazim 2-2 me Ludogorecin. Ky barazim pati vlerë për bullgarët, të cilët do të vijojnë të luajnë në Ligën e Europës, pasi u renditën të tretët. Aventura europiane mori fund për Bazelin, që në gjashtë ndeshje grumbulloi vetëm dy pikë.

Grupi B ishte ai ku ende kishte pikëpyetje të mëdha gjer para takimeve të së martës. Napoli, që rrezikonte shumë, ia doli të fitonte 1-2 në Lisbonë ndaj Benfikës, duke siguruar vendin e parë në grup. Me fat qenë portugezët, që e morën kualifikimin për shkak të humbjes së Beshiktashit ndaj Dinamos së Kievit. Për turqit qe një mbrëmje ferri në Kiev, pasi humbën 6-0, rezultati më i thellë i mbrëmjes. Për ta, gjyqtari skocez Craig Thomson është përgjegjësi kryesor për humbjen katastrofike. I vetmi ngushëllim për Beshiktashin, që deri tani kishte bërë paraqitje mjaft të mira, mbetet fakti që do të kenë mundësi të luajë në Ligën e Europës. Vendi i tretë ua mundëson turqve këtë, ndërsa Dinamo e Kievit ndalon këtu me vendin e katërt.

Tabloja ishte e qartë në grupin C, ku Barcelona e Mançester Siti e kishin garantuar kualifikimin. Megjithatë, katalanasit nuk munguan të japin spektakël. Me një formacion me shumë ndryshime, Barcelona fitoi 4-0 ndaj Borusias së Mynshegladbahut; Arda Turan qe heroi i mbërmjes me tre golat e tij. Mançester Siti e Sëlltiku barazuan 1-1 në sfidën ndërmjet tyre. Anglezët e mbyllin në vend të dytë fazën në grupe, e skocezët detyrohen të qëndrojnë në shtëpi me vendin e katërt. Gjermanët e Borusias së Mynshegladbahut fituan të drejtën për të luajtur në Ligën e Europës.

Atletiko e Madridit nuk mundi ta ruajë shifrën 0 të humbjeve në grupin D. Një gol i Lewandowski-t në pjesën e parë i dha fitoren 1-0 Bajernit të Mynihut në përballjen me spanjollët, duke marrë hak në njëfarë mënyre për humbjen në Madrid. Në këtë grup mungonin pikëpyetjet, teksa Atletiko e Madridit e kishte siguruar vendin e parë, ashtu siç e kishte siguruar Bajerni vendin e dytë. Në Holandë, PSV Eindhoveni dhe Rostov u ndanë me një barazim pa gola, 0-0. Të zotët e shtëpisë e ndërpresin këtu rrugëtimin, kurse Rostov do të kalojë në Ligën e Europës.

Sonte luhen ndeshjet e fundit të katër grupeve të tjera në Champions League./tesheshi

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

Foto/ Arsenal bën “mrekullinë”, mund edhe Barcelonën në këtë statistikë

Foto/ Arsenal bën “mrekullinë”, mund edhe Barcelonën në këtë statistikë

Foto/ Ja si dukej Anxhelina Hadërgjonaj para operacioneve plastike

Foto/ Varëse me diamant dhuratë për Anxhelinën. Kush është dërguesi?

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com