Që prej vitit 2017, policia dhe prokuroria në Holandë kanë këkruar vendosjen e vizave me Shqipërinë. Gazetari Vincent Triest tha në Opinion se pas këtij veprimi, situatën në dorë e ka marrë parlamenti me votimin e kësaj jave.
“Siç duket parlamenti Holandez ka thënë që duhet t’i çojmë një mesazh më shumë qeverisë së Shqipërisë”, tha gazetari.
Po ashtu ai tregoi dhe detaje nga hetimet e policisë vendase. Për 6 muaj sipas tij autoritetet kanë kontrolluar se në cilat faqe në internet futeshin shqiptarët dhe nga rezultati doli se 40 mijë aparate klikonin faqe shqiptare. Po ashtu sipas tij, rreth 20 për qind e këtyre aparateve nuk mund të përgjoheshin.
I pyetur nëse PD ka bërë ndonjë lobim për këtë vendim, gazetari tha: Ata nuk e njihnin fare PD, aq më tepër për figurat e saj. /Opinion.al