Luigi Soreca, ambasadori i BE në vendin tonë, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.
Ky lajm është dhënë nga vet ambasadori i BE, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur takimin shumë produktiv.
Soreca shkruan se në këtë takim u fol në lidhje me sfidat e SPAK si dhe për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.
“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”- shkruan Soreca./ Opinion.al