Ditën e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me ambasadorin britanik Alastair King-Smith.
Kryemadhi shkruan se do të bashkëpunojë ngushtësisht për të çuar para synimet e përbashkëta dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve.
“Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona”, shkruan Kryemadhi./ Opinion.al