Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me disa punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgjet e vendit tonë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë siguria në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Mbeldhja e ministres Gjonaj dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, vjen në kuadër të masave të shtuara për sigurinë e burgjeve./ Opinion.al E.Xh.