Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë tregojnë të dhënat për luftën në Siri?

2025/03/12 at 6:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë tregojnë të dhënat për luftën në Siri?

Përderisa shpërthimi i dhunës në perëndim të Sirisë ka ngritur pikëpyetje lidhur me aftësinë e qeverisë kalimtare për të kontrolluar fraksionet e lidhura me të, dhuna ka vënë në qendër të vëmendjes edhe përfshirjen ruse dhe iraniane në çështjet siriane.


Grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut që po monitorojnë situatën në Siri kanë dokumentuar mbi 800 viktima, përfshirë civilët, që nga shpërthimi i përleshjeve më 6 mars mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve besnikë të presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad.

Grupet rebele të udhëhequra nga Ahmad al-Sharaa rrëzuan qeverinë përmes një ofensive të shpejtë në dhjetor të vitit 2024, duke i dhënë fund sundimit gjysmëshekullor të Sirisë nga familja Assad.

Qeveria e Assadit ishte mbështetur nga Rusia dhe Irani. Përderisa Rusia ka mbajtur raporte me qeverinë e re, Irani është përjashtuar plotësisht.

Përmes intervistave dhe analizimit të të dhënave publike, Radio Evropa e Lirë mund të ofrojë një pasqyrë më të qartë lidhur me atë se çfarë po ndodh në Siri.

Burra të ekzekutuar me armë zjarri

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se në mesin e të vrarëve janë qindra viktima civile, shumica nga të cilët ishin alavitë, komunitet minoritar të cilit i përket edhe Assadi. Më 11 mars, Kombet e Bashkuara thanë se familje të tëra, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë gjatë dhunës.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat i ka analizuar njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Schemes, sugjerojnë se pjesa më e madhe e dhunës së rëndë ndaj civilëve alavitë ka ndodhur në qytetin-port të Latakias, ku gjendet baza ajrore e Rusisë, Hmeimim.

Disa video kanë shfaqur burra të paarmatosur që ekzekutoheshin me armë zjarri nga pas shpine, ndërsa të tjera kanë shfaqur viktima që keqtrajtoheshin fizikisht dhe poshtëroheshin, si për shembull duke i detyruar që të lehnin si qen dhe të zvarriteshin mbi trupa të të vdekurve.

Nobil, sirian nga Latakia i cili aktualisht jeton në Greqi, tha për Radion Evropa e Lirë se fraksionet e lidhura me qeverinë kalimtare hynë në fshatin e tij të lindjes, Muzajra natën e 6 marsit dhe nisën të qëllonin në drejtim të shtëpive me mitraloza të kalibrit të madh.

Ai tha se gjatë sulmit iu vranë gjashtë anëtarë të familjes, përfshirë dy halla dhe dy nipa, por vëllezërit e tij arritën të largoheshin.

REL gjeti llogarinë në Facebook të një nga sulmuesit të dyshuar të njohur si Abu Bakr Mork, që njihet edhe me emrin Talha. Llogaria e tij ishte e mbushur me postime lidhur me sulmet në perëndim të Sirisë.

Në një nga postimet, ai u bëri thirrje burrave që të shkonin në atë zonë, pasi tha se gratë e asaj zone “janë të veja dhe nuk kanë mbetur burra”. Në një postim tjetër ai shkroi për “fushatën për të pastruar mbetjet e regjimit të vdekur”, duke iu referuar qeverisë së Assadit.

Strehimi në bazën ajrore ruse

Imazhet satelitore të siguruara nga Planet Labs dhe të analizuara nga Schemes, tregojnë se që më 7 mars njerëzit filluan që të mblidheshin pranë bazës ajrore, Hmeimim, që operohet nga rusët, dukshëm duke kërkuar strehim nga përleshjet.

“Ai mund të jetë vendi i vetëm i sigurt ku njerëzit mund të qëndrojnë, duke pasur parasysh se asnjëra palë nuk do të dëshironte të prishte raportet me Rusinë në këto momente”, tha për Schemes, Ihor Semyvolos, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme, me seli në Kiev.

Rusia ishte mbështetësja kryesore e Assadit, duke ia ofruar forcat e saj dhe bashkëpunëtorëve të Iranit iu ka ofruar mbrojtje ajrore, teksa ata luftonin jo vetëm ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS), por po ashtu kundër rebelëve që kundërshtonin sundimin e Assadit.

Të njëjtit rebelë tani janë në pushtet, por Moska ka arritur ta pozicionojë veten si partnere të rëndësishme për sundimtarët e rinj të Sirisë, të cilët varen nga Rusia për të shtypur monedhën e tyre lokale.

Rusët kanë mbajtur një prani të konsiderueshme në dy bazat e tyre ushtarake, veçmas në Hmeimim.

Systema ka konfirmuar të paktën 37 fluturime me avionë të mëdhenj Antonov An-124 nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars, duke identifikuar 22 mbërritje dhe 15 nisje nga baza ajrore. Çdo avion i këtij lloji mund të transportojë deri në 150 tonë pajisje, duke sugjeruar për një lëvizje të madhe të personelit ose pajisjeve.

Nga analizimi i imazheve të publikuara në rrjetet sociale në ditët e fundit, Systema gjeti se gjeneralmajor, Sergei Gashkov, kreu i Qendrës ruse për Pajtim dhe Kontrollin e Lëvizjes të Refugjatëve në Siri, aktualisht ndodhet në bazën ajrore.

Nuk është befasuese që Rusia po kërkon të ruajë raporte të forta me Damaskun nën udhëheqjen e re, pasi mbajtja e kontrollit mbi bazën ajrore Hmeimim dhe bazës detare në Tartus që i ofron qasje strategjike në Lindje të Mesme, Afrikë të Veriut dhe në Detin Mesdhe.

Cili është roli i Iranit?

Nuk ka dëshmi të forta që sugjerojnë se Rusia është e përfshirë në nxitjen e trazirave përgjatë bregut perëndimor të Sirisë, por disa e kanë akuzuar Iranin se ka luajtur një rol në këtë gjë.

Me Assadin, Irani humbi një aleat kyç që i kishte lejuar Teheranit të përdorte Sirinë si një korridor tokësor për të lidhur bashkëpunëtorët e tij rajonalë në Irak dhe Liban.

Kur rebelët sirianë rrëzuan Assadin, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua se sirianët do të ngriheshin dhe do të kundërshtonin qeverinë rebele.

Irani aktualisht nuk ka asnjë mundësi që të dërgojë fonde ose armë në Siri, por disa figura kyç që drejtojnë rezistencën pro-Assad ndaj qeverisë së re janë të afërta me Teheranin dhe të trajnuar nga Garda Revolucionare e Republikës Islamike.

Besnikët e mbetur të Assadit drejtohen nga katër figura: gjeneralmajori Suhail al-Hassan, i cili është nga qyteti Aita, ndër vendbanimet e para që përjetoi përleshje; Muqdad Fatiha, themelues i grupit të armatosur Mburoja Bregdetare; Ibrahim Hawija, ish-udhëheqësi i inteligjencës siriane dhe Ghias Dalla, ish-oficer i Divizionit elitar të 4-të të Armatosur të Sirisë, i cili ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahun, grupin libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Phillip Smyth, ekspert për bashkëpunëtorët e Iranit dhe milicitë shiite, i tha Radios Evropa e Lirë se Irani “dëshironte një reagim të tepruar” nga qeveria kalimtare dhe e mori atë që dëshironte.

Teherani është “i lumtur që kjo ndodhi” veçanërisht pasi kjo tregon se Irani “mund të shkaktojë shqetësime të mëdha” në Siri, tha Smyth./REL



Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Më i votuari në Primaret e Tiranës, tërhiqet nga gara Hysen Kadiu: Më kishin premtuar të futesha në listën e mbyllur

Më i votuari në Primaret e Tiranës, tërhiqet nga gara Hysen Kadiu: Më kishin premtuar të futesha në listën e mbyllur

Lista e kandidatëve për deputet, ja emrat e propozuar nga PD për Shkodrën, Lezhën, Dibrën dhe Gjirokastrën

Lista e kandidatëve për deputet, ja emrat e propozuar nga PD për Shkodrën, Lezhën, Dibrën dhe Gjirokastrën

PS zyrtarizon sot kandidatët për 14 majin, emrat që priten të konfirmohen

Lista e PS/ Dalin emrat e parë të kandidatëve për deputetë
















TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com