Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë tregoi “përgjimi” i STOP?

2016/11/16 at 8:50 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 9 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu –

Stop ka goditur sërish. Emisioni investigativ në Tv Klan ka publikuar pak minuta më parë një bisedë mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Çlirim Hajdarmatajt, Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë. Thelbi i bisedës së tyre, pra thelbi i bisedës mes një vartësi dhe shefit të tij, nuk ka të bëjë as me ndonjë problem të administratës shëndetësore, as me çështje që lidhen me problemet e shtetit dhe as me punën që kryejnë të dy. Bëhet fjalë për një pakënaqësi të ministrit për angazhimin partiak të Hajdarmatajt; bëhet fjalë për faktin që ky i fundit nuk ka marrë pjesë në një mbledhje të asamblesë së PS dhe për këtë Ministri i kërkon llogari.

Ilir Beqja nuk i kërkon llogari si një partiak partiakut sepse në parti të dy kanë një status thuajse të barabartë. Beqja i kërkon llogari si shefi vartësit për një problem që nuk ka asnjë lidhje me detyrën për të cilën ata të dy paguhen. Çështja nuk mbaron këtu, edhe pse me kaq, do të ishte një përzjerje e panevojshme dhe e patolerushme e problemeve të shtetit dhe administratës me ato të PS. Sipas dëshmisë së Hajdarmatajt pas kësaj bisede ai është shkarkuar nga detyra që mbante dhe në Tiranë i kanë thënë që kjo nuk ka lidhje me rezultatin e tij në punë, por me një vendim të partisë.

Thënë ndryshe, që në fillim e deri në fund, përgjimi dhe rasti është një shkelje e rregullave të funksionimit të administratës publike; një përdorim politik i saj dhe mbi të gjitha, një njësim i shtetit me partinë. Edhe pse këto gjëra kanë ndodhur rëndom në Shqipëri, pas aprovimit me konsensus të një ligji në 2013 besohej që kjo gjë, në mos do të mbaronte së paku do të kufizohej në maksimum. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Veta Hajdarmataj ka ardhur në krye të asaj drejtorie, siç e dëshmon edhe vetë në telefonatë falë angazhimit partiak. Ai ka zënë po me shkelje ligji vendin e dikujt tjetër. 3 vjet më pas, ai është edhe vetë viktimë. Për një vend pune, vetëm për një vend, ligji është shkelur 2 herë. Një herë kur u emërua Hajdarmataj si mbështetës i PS dhe një herë kur u shkarkua për mungesë në mbledhjen e Asamblesë. Apo edhe për ndonjë pakënaqësi tjetër partiake. Imagjino sa raste të ngjashme duhet të ketë në gjithë administratën shtetërore dhe imagjino se si duhet të jetë kthyer ajo sot në një bastion militantësh. Militantësh që për të mbajtur vendin e tyre të punës, nuk duhet t’i shërbejnë qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhen, por partisë që i emëron!

Rasti dëshmon jo vetëm atë që e besojnë dhe e denoncojnë të gjithë; pra si bëhesh pjesë e administratës dhe si bën karrierë në Shqipëri; por edhe diçka tjetër. Që ligji në këtë vend nuk ka asnjë vlerë dhe se ligjin në këtë vend e bëjnë dhe e shkelin vetë partitë.

Blendi Fevziu

Etiketa: administrata publicclidim hajdarmatajilir beqjapergjimipsstop

Ju sugjerojmë

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir
Aktualitet

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir

19 Gusht, 2025 10:55 am
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri
Rajoni

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri

19 Gusht, 2025 10:44 am
Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit
Aktualitet

Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit

19 Gusht, 2025 10:35 am
OKB publikon shifrat, 383 punëtorë të ndihmës u vranë gjatë 2024
Bota

OKB publikon shifrat, 383 punëtorë të ndihmës u vranë gjatë 2024

19 Gusht, 2025 9:54 am
Përzgjidhen 30 infermierë përmes portalit/ Koçiu: Punësimi mbi bazë të meritës
Aktualitet

Përzgjidhen 30 infermierë përmes portalit/ Koçiu: Punësimi mbi bazë të meritës

19 Gusht, 2025 9:47 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

19 Gusht, 2025 9:30 am
Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..
Aktualitet

Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..

19 Gusht, 2025 9:23 am
Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
Bota

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

19 Gusht, 2025 9:10 am
Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon
Rajoni

Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon

19 Gusht, 2025 8:55 am
Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga
Aktualitet

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

19 Gusht, 2025 8:45 am
Para
Hallet pas divorcit/ Baballarët ankohen se ish-gratë i ndajnë edhe nga fëmijët

Hallet pas divorcit/ Baballarët ankohen se ish-gratë i ndajnë edhe nga fëmijët

Ja kush është drejtori  që u shkarkua nga Ministri Beqaj, pasi nuk shkoi në mbledhjen e PS

Ja kush është drejtori që u shkarkua nga Ministri Beqaj, pasi nuk shkoi në mbledhjen e PS

“Më tallin, unë i çmendur jam”, historitë tronditëse e të sëmurëve mendorë

“Më tallin, unë i çmendur jam”, historitë tronditëse e të sëmurëve mendorë

TE FUNDIT

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir
19 Gusht, 2025

Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama përmes një...

Lexo më shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri
19 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që t’i caktojë një muaj paraburgim një të arrestuari,...

Lexo më shumë

Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit

Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit
19 Gusht, 2025

Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, në fshatin Sopik, arrestohet nga policia një 20-vjeçar. Falë ndërhyrjes së banorëve të...

Lexo më shumë

OKB publikon shifrat, 383 punëtorë të ndihmës u vranë gjatë 2024

OKB publikon shifrat, 383 punëtorë të ndihmës u vranë gjatë 2024
19 Gusht, 2025

Një numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com