Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë tha Dritan Zagani në dëshmitë e tij të para në “Opinion”?

2015/11/09 at 4:15 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë tha Dritan Zagani në dëshmitë e tij të para në “Opinion”?

Oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani rikthehet mbrëmjen e sotme në “Opinion” nëpërmjet video-dëshmive të reja, ku rrëfen përfshirjen e politikës me trafikun e drogës. Janë 6 video të reja të cilat do të publikohen sonte, ndërkohë që 5 dëshmitë e para u transmetuan në emisionin e datës 5 nëntor.

Por cfarë tha Zagani, tashmë në arrati, në videot e para të publikuara?

Në videon e parë Zagani tregoi për kolegët e tij në Polici të cilët e shisnin te trafikantët e drogës dhe lidhjen e kushërinjve të Ministrit Tahiri me trafikun e drogës si edhe përdorimin e makinës së ministrit për këtë qëllim.

Si edhe faktin që të gjitha investigimet e tij kishin shkuar për verifikim në strukturat më të larta të Policisë dhe Prokurorisë por asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë. “I vajta në zyrë dhe i thashë nëndrejtor çfarë po bëhet po më shiten informacionet. Nëndrejktori pasi më thirri në zyrë për një veprim të SHKB, se me to merrej jo me luftën kundër drogës dhe pasi më kishin vënë përgjues edhe te makina e punës e kudo tjetër më thirri në zyrë e më tha ..çfarë të thotë vëllai jot dhe ngriti supet.

“Je nëndrejtori,- zotëri i them,- si më thua çfarë të të thotë vëllai, unë po të tregoj se më shiten informacionet, duhet të bëjmë diçka apo të punoj unë në kokë time dhe në një situatë të tillë dy duart për një kokë janë.”

Në një tjetër video Zagani shpjegon arsyet e ikjes së tij nga Shqipëria dhe përse nuk kthehet të flasë për drejtësinë.

“Ata  mund të thonë çfarë të duan, unë ia kam bërë me dije ministrit dhe në fun page e tij në fb, se unë nuk kam ik për frikën e tyre apo për frikën e tij, apo për drejtësinë, kam ikur sa të sistemoj fëmijët e mi, në një vend që për momentin  nuk mund ta deklaroj për garancinë e jetës së fëmijëve të mi, të cilët janë minorenë.”

Në videon e tretë Zagani i kthehet edhe njëherë pretendimit të Ministrit të Brendshëm Tahiri, se kushërinjtë sipas tij të largët, Habilajt, nuk janë kontigjent i trafiqeve.

Ja çfarë tha Zagani: “Këta shtetas, siç e kam deklaruar edhe më përpara, kanë qenë të njohur nga ana ime dhe e policisë së shtetit, kohë përpara, si element kontingjent të kësaj veprimtarie kriminale. Ata ishin plot në fyt me trafik droge dhe për këtë do të them edhe si verifikohet.

Një muaj pasi transferohem, pasi mi merr këto informacione dhe i pranon me kënaqësi të madhe, shefi i antidrogës së Vlorës, mësoi për lidhjet e tij me vëllezërit Habilaj dhe më e bukura që ishte vetë zoti Lula, banonte dhe banon në Vlorë bashkë me familjen e tij, në një apartament pronë e vëllezërve Habilaj dhe kur mora vesh se çfarë ndodhte atëherë kuptova se nga më rridhnin informacionet.”

Po kështu Zagani në një tjetër dëshmi zbulon edhe se si kushërinjtë e Ministrit Tahiri, emërojnë drejtuesit e policisë në jug. “Eshtë lidhje krejt e thjeshtë, ca qytetarë të cilët pretendohet se janë kushërinj të 17-të, të ministrit, përse duhet të jenë në kafe e lokale me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Vlorë, çfarë lidhjeje kanë, të jap dhe një fakt tjetër, nëse ministri dyshon se unë jam nga Tropoja i them se nga Tropoja ka drejtorinë e Policisë së Kufirit Vlorë dhe e gjen për çdo ditë me kushëririn e tij”

Ju sugjerojmë

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Para
Këpucët e malit shumë stil dhe moderne

Këpucët e malit shumë stil dhe moderne

Çfarë thoshte Manjani për Edi Ramën dy vite më parë?

Çfarë thoshte Manjani për Edi Ramën dy vite më parë?

Kryeministria zyrtarizon: Manjani Ministër i Drejtësisë

Kryeministria zyrtarizon: Manjani Ministër i Drejtësisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
4 Qershor, 2025

Krahas fotove mbresëlënëse, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Turi i Kullave është zgjeruar. Më...

Lexo më shumë

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për...

Lexo më shumë

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
4 Qershor, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025 Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322...

Lexo më shumë

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
4 Qershor, 2025

“Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com