Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë shkruante Duka i Montpensier për Shqipërinë dhe Ismail Qemalin

2019/07/14 at 2:42 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë shkruante Duka i Montpensier për Shqipërinë dhe Ismail Qemalin

“Excelsior” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me rrëfimin e Dukës së Montpensier-it mbi udhëtimin e tij në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


Drejt Shqipërisë

Shënimet e Dukës Montpensier

 [Ne kemi fatin e mirë të jemi në gjendje t’u sjellim lexuesve disa fragmente të shënimeve të marra nga Shkëlqesia e Tij Duka i Montpensier-it gjatë udhëtimit të tij të fundit në Shqipëri : ]

28 mars.

Pasi u larguam nga Korfuzi në orën 11 të mëngjesit, mbërritëm në orën 5 të mbrëmjes, ku në pamje shihej kepi i Linguetta-s, të cilin e parakalojmë, dhe ja ku gjendemi përpara gjirit të Vlorës. Çfarë do të gjejmë pas këtyre maleve që ende fshehin qëllimin e udhëtimit tonë ? Mekongu (anija e dukës) ngadalësoi pak dhe hyri në kalim. Së shpejti, gjiri duket i tëri : është bosh. Pra, ndërkohë që ndalemi para një pike të bregdetit të quajtur Pasha-Liman, “motoskafi” ynë niset drejt Vlorës, duke shpjerë në breg mjekun dhe komandantin e Mekongut, të cilët, sipas rregullit, do të hyjnë në kontakt me autoritetet detare dhe sanitare. Dy shqiptarë, Gogiaman dhe Caccarigi, i shoqërojnë ata. Në duart e kujt do ta gjejnë qytetin ? Ende nuk e dimë.

Një orë më vonë, anija kthehet, duke sjellë disa shqiptarë të shquar, ndër të cilët Qazim Qemalin dhe Et’hem Qemalin, i biri i kreut të qeverisë së përkohshme, dhe Eqrem Vlorën (Eqrem Bej Vlora), nipin e vezirit të madh turk Ferid Pashës. Me ta erdhën gjithashtu drejtori i Bankës Austriake, një gazetar gjerman, z. Muller, i Neue Freie Press dhe mjeku ndërkombëtar, i cili është ende në detyrë edhe pse nuk paguhet (furnizohet) që prej një kohë të gjatë. Në të vërtetë, të gjithë janë shkëputur që prej pesë muajsh nga komunikimet me pjesën tjetër të botës. Flota greke erdhi shpesh pranë gjirit; madje, ajo gjuajti dy herë me top në qytet, por kurrë nuk u përpoq të zbarkonte, thjesht u mjaftua me vrojtimin e hyrjes në port.

Falë disa gazetave të vjetra të dhuruara peshkatarëve të bregut nga oficerët e anijeve greke, popullata ka një nocion shumë të vogël në lidhje me ngjarjet e jashtme.

Vizitorët tanë na sigurojnë se siguria është e përsosur në tokë. Të gjithë i binden Qeverisë së Përkohshme dhe udhëheqësit të saj, Ismail Qemalit. Qeveria e re ka organizuar një milici shqiptare që mban rendin;Ajo mbledh rregullisht taksat dhe, në veçanti, ka monopolin e shitjes së kripës. Por ushqimet janë të pakëta : sheqeri është me vlerë deri në 20 franga një kilogram; vetëm buka është ruajtur me çmim të arsyeshëm. Të gjitha mallrat e tjera arrijnë çmime fantastike (të larta); nafta kushton 50 franga bidoni.Pavarësisht vështirësive, gjendja sanitare e popullsisë është e shkëlqyeshme.

Vizitorët tanë, ende të surprizuar nga ardhja e Mekongut në portin e tyre, i braktisur prej një kohë të gjatë, na pyesin pa ndërprerje për ngjarjet e luftës. Ndërsa nata ka rënë, ne i shoqërojmë ata për në Vlorë nëpërmjet Gogiamani-t dhe Ciccarigi-t, dy shoqëruesit tanë shqiptarë, të cilët, të gëzuar se u kthyen në atdheun e tyre, do të qëndrojnë këtë natë në tokë.

29 mars.

Në mëngjes, dy shqiptarët tanë kthehen për të na njoftuar vizitën e Ismail Qemalit, i cili hyn në bord rreth mesditës dhe drekon me ne. Ai është i shoqëruar nga ministrat e tij. Të gjithë dëshmojnë se organizimi i vendit është tashmë i fuqishëm dhe se shqiptarët janë plotësisht të vetëdijshëm për veten e tyre. Ata synojnë të zgjedhin vetë sovranin e tyre sapo të vihen kufijtë e territorit të tyre. Kështu, Ismail Qemali, i cili dëshiron të shkojë dhe të ballafaqohet me fuqitë në lidhje me kufijtë, na kërkon ta marrim me vete në Itali …

Gjatë kësaj vizite, në krye të shtyllës së Mekongut valvitet flamuri shqiptar, i cili që prej pesë shekujsh, që nga koha e Dukës Jean (Gjon) të Normandisë, kurrë nuk ka lundruar në ujë.

Në orën 4, zbresim në tokë, buzë një bregu të vogël, i cili ende mban gjurmët e njërës prej dy predhave të gjuajtura nga grekët në qytet. Në dalje, na presin dy karroca ! Unë nisem në të parën me princ Gjikën dhe Gogiaman-in; suita ime ndodhet në të dytën, ndërkohë që një grup i madh milicësh shqiptarë gjendet i armatosur. Ata janë rreth tetëqind, të armatosur në mënyrë të përkryer, të veshur me uniforma turke, ku qafat e tyre janë transformuar në ngjyrat shqiptare, dhe mbajnë mbi kokë qeleshet e Malsorëve. Turma, e përhapur gjatë rrugës sonë, ka mbushur rrugicat dhe madje mbulon edhe çatitë : ajo na mirëpret dhe brohorit : “Rnoft Scpupnia!” (Rroftë Shqipëria!)

Arrijmë te Ismail Qemali, i cili jeton në shtëpinë e Xhemil Vlorës,  e transformuar në pallat qeveritar.

Të gjithë ministrat gjenden aty, të rrethuar nga shefat dhe senatorët që kanë ardhur në Vlorë nga të gjitha anët e Shqipërisë; Janë të pranishëm edhe imzot Cacciori (Kacorri), nunci apostolik i Durrësit, nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe Isa Boletini, udhëheqës i famshëm ushtarak shqiptar, para të cilit turqit u drodhën për pesë vjet, i cili tani komandon milicinë shqiptare.

Ne biseduam gjatë me ta…

Ne vizituam qytetin mbi kuaj, të shoqëruar nga dy djemtë e Ismail Qemalit.

Vlora, e cila dikur kishte 7.000 banorë, tani ka 35.000, falë fshatarëve të shumtë që u larguan nga fshatrat dhe shefat e tyre, delegatë ose luftëtarë që kanë zbritur nga malet. Shumë nga këta njerëz jetojnë në mjerim dhe vuajtje tepër të thellë, pavarësisht ndihmës së popullatës vendase; por të gjithë, pa dallim feje, luftojnë kundër mohimeve në emër të idesë shqiptare.

Në mbrëmje, ne kthehemi në Mekong, ku një i dërguar i Ismail Pashës vjen për të na paralajmëruar se Ismail Pashai është gati për tu nisur të nesërmen. Po këtë mbrëmje, konsullët e Austrisë dhe të Italisë vijnë dhe më takojnë në anije.

30 mars.

Imzot Cacciori (Kacorri) dhe prifti katolik i Vlorës kalojnë mëngjesin me ne dhe vizitojnë Mekongun. Të dy, si dhe të gjithë të njohurit dhe anëtarët e Qeverisë së Përkohshme, flasin një frengjishte të përsosur …

Ne pritëm për pesë orë anëtarët e qeverisë që do të merrnim për në Itali. Nata filloi të bjerë. Askush nuk po vinte. Ne ishim mjaft të shqetësuar, sepse ishte urgjente që të largoheshim nga gjiri i Vlorës. Më në fund, në orën dhjetë, një barkë solli Ismail Qemalin dhe dy djemtë e tij, Gurakuqin, ministrin e Arsimit, Isa Boletinin dhe dy djemtë e tij, senatorin Berati (Dhimitër Beratin), dhe një tregtar të njohur të zonës.

Majtas : 1.Shkëlqesia e tij Duka i Montpensier-it – 2.Isa Boletini – 3.Ismail Qemali (shef i qeverisë së përkohshme shqiptare. – 4.Ethem Qemali (Djali i Ismail Qemalit) – 5.Qazim Qemali (Djali i Ismail Qemalit) – 6.Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit – 7.Një nga djemtë e Isa Boletinit. – 8.Dhimitër Berati, senator. – 9.Gogiaman-i (Shoqëruesi shqiptar i Dukës). – 10.Një tjetër djalë i Isa Boletinit. Djathtas :Qeveria e përkohshme shqiptare në anijen që po e dërgon në bordin e Mekongut. Kryqi tregon se është Ismail Qemali.

Gjatë një nate të errët, ne u larguam nga gjiri dhe kaluam para ishullit të Sazanit, në të cilin ende gjenden disa ushtarë grekë.

31 mars.

Në orën tetë të mëngjesit, pas një lundrimi të qetë, ne ankoruam në portin e Brindisit. E deklaruam Vlorën si portin e fundit të qëndrimit. Shërbimi shëndetësor konsultoi regjistrat e tij dhe na tregoi se Vlora ishte shpallur e rrezikshme. Që prej gjashtë muajsh, duke mos patur një mendim tjetër rreth kësaj gjendje, ne pritëm në anije një mjek dhe disa infermierë, të cilët nxitojnë me mirësi të na dorëzonin çertifikatat e nevojshme për zbarkimin e mysafirëve tanë …

1 prill.

Ne prekim sërish ujërat e Korfuzit, ku takojmë dy anijet luftarake angleze të dërguara në Tivar, Edward VII dhe Dartmouth-in. Në orën shtatë të mbrëmjes, kthehemi në gjirin e Vlorës. Ne drejtojmë dritën e prozhektorit tonë elektrik në kalim: dy anije siluruese gjenden përpara bregut.

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1913-rrefimi-i-dukes-se-montpensier-it-ne-ditarin-e-tij-ja-pse-e-mora-ismail-qemalin-ne-vlore-dhe-e-dergova-ne-brindisi-ja-kush-e-shoqeroi



Ju sugjerojmë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Para
30 qershori/ PS e Vaut të Dejës i përgjigjet akuzave të PD

30 qershori/ PS e Vaut të Dejës i përgjigjet akuzave të PD

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Korça nuk gjen qetësi, tronditet për herë të tretë nga tërmeti

Tërmeti 7.3 ballë godet Indonezinë
















TE FUNDIT

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}