Te Fundit

Çfarë shkruan “Corriere” për Zaganin?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 25/10/15 |
b.f

Prej pak orësh i arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, emri i parë në një listë ndërkombëtare të arratisurish dhe të implikuarish në narkotrafik, ai është një nga policët e famshëm shqiptarë, me një karrierë kurajoze në sektorin e antidrogës dhe i vlerësuar nga forcat tona të rendit falë një bashkëpunimi të gjate hetimi dhe operacionale. Pas mandatit të kërkimit ndërkombëtar, Dritan Zagani, 43 vjeç, i martuar, baba i tre fëmijëve, është zyrtarisht në kërkim nga agjentët e çdo kombi. “Korriere” e ka takuar. Është në Zvicër, ku që nga gushti i ka ikur arrestit shtëpiak. Jeton në një lokalitet sekret, ka kërkuar azil politik dhe ka vendosur të luftojë deri në fund të luftës.

 

Implikimi në drogë i personave afër qeverisë

Në vitin 2014, kur Guardia di Financa, po ndiqte gjurmët e narkotrafiqeve nga Shqipëria në Lombardi, Zagani arriti të hipotetizojë implikimin e personave të afërt me qeverinë e tij. E arrestuan “padrejtësisht”me akuzën abuzim me detyrën sepse u kishte xhiruar informacione investigative italianëve, gjë që mbi të gjitha “e kam bërë në interesin e përbashkët dhe askush nuk është ankuar ndonjëherë”. Gjashtë muaj burg në Tiranë dhe 9 muaj arrest shtëpie. “Ia mbatha sepse donin të më qëronin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: Te ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjendet kudo. Kishte ndodhur edhe disa vite më parë, kishin eliminuar një ish-agjent sepse në të shkuarën i krijonte bezdi një bossi. Shpërndante gazetam u kthye ne fantazëm, por e gjetën. Tani një koleg i besueshëm, ndonjë informator më ka mbetur: dhe di që edhe në Zvicër vrasësit po më kërkojnë”

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Pa dyshim keta jame mjerezit e Sali berishes qe prej 24 viteve jam akoma aktiv ne drejtimin e sistemit te drejtesise, mjer ky qe behet viktim e viktimes, Mafja eshte ne pushtet dhe pushteti dijet gjykuar nese ka intelektuale qe nuk jan ne hijen e parave te pista qe komtrollon familha e Saliut

Pas