Bota

“Çfarë sheh një pacient kur është duke vdekur nga COVID-19?”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 26/11/20 |
Opi Nion

Mjeku Kenneth Remy nga Misuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video sensibilizuese duke i dërguar botës një mesazh të fortë për përdorimin e maskës si mas kundër koronavirusit.

Për BBC, Dr. Kenneth Remy tha se  “mbajtja e maskës nuk është aq e pakëndshme sa të kesh një copë plastike në rrugët e frymëmarrjes. Kështu është kur ju merrni frymë 40 herë në minutë, keni nivele oksigjeni që bien nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu” , shprehet mjeku në video.

Ai shtoi se u ndje i detyruar të bënte këtë video, kur pa ndikimin që kishte vdekja e një pacienti në ekipin e tij.

“Ishte një paciente e imja që nuk mundi të jetonte. Duke parë një nga koleget që dukej e lodhur dhe unë mund ta vija re sa kishte ndikuar tek ajo kjo situatë. Dhe kështu, në atë moment, shkova në një dhomë dhe bëra këtë video”, përfundoi Dr Kenneth Remy

Pas