Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë pritet të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës?

2025/04/15 at 8:30 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës?

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit, Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën konstituive të saj.


Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00.

Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 1 Prill.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Në rastin e tanishëm, seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në seancën konstituive nuk do të ketë debat, por rendi i ditës do të nisë me caktimin e nga një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

Pas verifikimit të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn.

Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të domosdoshme votat e së paku 61 deputetëve.

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do të përmbyllë konstituimin e institucionit ligjvënës të Kosovës.

Qëndrimet e subjekteve politike

Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit dhe as nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por së voni e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Nga kjo parti kanë theksuar se u nevojiten edhe dy vota për të arritur numrin prej 61 votash.

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka siguruar 24 ulëse në Kuvend, kanë bërë me dije se deputetët e saj nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri gjatë seancës konstituive të Kuvendit, pa një “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 20 deputetë në Kuvend, nuk ka saktësuar se a do ta votojë të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar, por ka thënë se cilido person që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila bashkë me partneren e saj në koalicion, Nismën Socialdemokrate kanë tetë deputetë në Kuvend, kanë theksuar se “në parim, do të votojë për kryeparlamentarin e ri”, të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Subjektet politike të komuniteteve joshumicë kanë të garantuara 20 ulëse në Kuvend – 10 për partitë joserbe dhe 10 për ato serbe.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë joserbe, sipas kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, janë siguruar shtatë vota për konstituimin e Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast se zgjidhet kryetari i Kuvendit, do të procedohet edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve, të cilët do të jenë nga tri partitë opozitare shqiptare dhe nga një nënkryetar nga komunitetet pakicë joserbe dhe nga komuniteti serb.

Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht qëndrimeve të shprehura nga partitë opozitare, ato nuk do të duhej të bllokonin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se kjo do të sillte pasoja të tjera.

“Pavarësisht dilemave, ky hap procedural nuk duhet të bllokohet. Dështimi për të zgjedhur kryeparlamentarin do të kishte pasoja të rënda politike dhe do të rriste rrezikun për zgjedhje të reja – një skenar që mund të mos sjellë ndryshim real në përbërjen politike, por do të prodhonte paqëndrueshmëri politike për vendin”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse vendi është në rrezik që të hyjnë në një ngërç politik dhe institucional, Emini kujtoi se Kosova kishte kaluar nëpër një situatë vite më parë kur për gjashtë muaj kishte mbetur pa Qeveri, për shkak se nuk mund të votohej për kryeparlamentarin.

“Ky është një moment testimi për klasën politike – një provë për të treguar nëse është e gatshme të menaxhojë dallimet me përgjegjësi dhe në interes të vendit”, tha Emini.

Çka në rast se nuk zgjidhet kryeparlamentari?

Zgjedhje e nënkryetarëve, e cila do të përmbyllte konstituimin e Kuvendit, do të jetë e pamundur, në rast se dështon zgjedhja e kryeparlamentarit, për shkak të mosnominimit të një emri nga partia fituese ose për çfarëdo arsye tjetër.

Rregullorja e Kuvendit thekson se në rast se seanca ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sqaruan për Radion Evropa e Lirë se kufizimi prej 48 orësh për ndërprerjet e seancës konstituive ka për qëllim të garantojë vijimësi dhe funksionalitet të konstituimit të Kuvendit.

“Ky afat përbën kufizim maksimal kohor, brenda së cilit mund të ndërpritet apo pezullohet një seancë, para se e njëjta të rifillojë sërish”, thonë nga KDI.

Praktikisht, kjo nënkupton se, nëse në seancën e 15 Prillit nuk konstituohet Kuvendi, atëherë ajo duhet të ndërpritet, por një e re duhet të mbahet më së largu deri të enjten në kohën e njëjtë.

Një afat i tillë, prej 48 orësh, vlen pas cilëndo ndërprerje.

Mosrespektimi i këtij afati “përbën shkelje procedurale dhe mund të përdoret si bazë për sfidim të çështjes edhe në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila potencialisht mund të kërkohet interpretim mbi zvarritjen apo bllokimin politik të konstituimit të Kuvendit”, sqarojnë nga KDI-ja.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI-ja, është edhe një skenar tjetër, kur disa deputetë të LVV-së dhe pakicave që janë pjesë e Qeverisë në detyrë nuk japin dorëheqje nga funksionet ekzekutive.

Siç shkroi Cakolli në Facebook, në një skenar të tillë, opozita do të mund të refuzonte që të votonte raportin e komisionit për vlefshmërinë e mandateve, duke kontestuar mandatet e atyre që ende janë në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk do të mund të bëhej betimi i deputetëve dhe Kuvendi s’do të mund të kalonte në faza të tjera.

“Ky është një bllokim procedural me bazë juridike, që vendos presion mbi anëtarët e kabinetit të dorëhiqen për të mundësuar konstituimin. Megjithatë, as ky skenar nuk i konvenon opozitës, pasi për pasojë nuk fillon konsumimi i afateve për përpjekjen e partisë fituese për të formuar institucionet”, shkroi Cakolli.

Megjithatë, në rast se në seancën e së hënës zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, si dhe përfundon konstituimi i legjislativit, atëherë hapet rruga për procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës./REL



Ju sugjerojmë

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Para
Analiza: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Analiza: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Rama në “Sy m’sy”: BE kurrë nuk është në situatën e një bamirësi, e do vendin tonë me standarde

Rama në “Sy m’sy”: BE kurrë nuk është në situatën e një bamirësi, e do vendin tonë me standarde

“Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara”/ Rama: Thonë të vërtetën, populli nuk ha bar!

“Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara”/ Rama: Thonë të vërtetën, populli nuk ha bar!
















TE FUNDIT

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com