Sytë nuk janë thjesht dritarja e shpirtit. Ata ndonjëherë fshehin disa të vërteta për shëndetin tuaj të cilat mund t’ju habisin. Mos i përdorni sytë vetëm për të parë. Ndonjëherë duhet t’I shihni edhe ju vetë.
Pikat e bardha në beben e syrit: Mund të keni një infeksion nga syzet apo lentet e kontaktit.
Sytë me qese në pjesën e sipërme: Mund të jeni shumë të stresuar. Keni nevojë për të fjetur gjumë.
Shikim i turbullt: Tregon se mund të vuani nga diabeti. Gjithmonë nëse okulisti ju ka thënë se nuk keni probleme me shikimin.
Një unazë e bardhë rreth bebes së syrit: Tregon se keni probleme me kolesterolin. Drejtohuni te mjeku sa më parë.
Shihni shenja të çuditshme: Tregon problemet me retinën. Mund të jeni në rrezik.
Shenjat e kuqe në iris: Largohuni nga dielli pasi ai është shkaktari kryesor i tyre.