Bota

Çfarë po ndodh? Separatistët pro-rusë vrasin një ushtar ukrainas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 19/02/22 |
Opi Nion

Një ushtar ukrainas është vrarë nga bombardimet e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën në mëngjes.

Ndërkohë tensionimi i situatës mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës, duke shtuar mundësitë që Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake.

 “Gjatë bombardimeve, një ushtar ukrainas u plagos për vdekje nga një fragment predhe,” konfirmoi administrata ushtarake në Ukrainën lindore.

Ushtria ukrainase shkruan në faqen e saj në Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët të shtunën në mëngjes, krahasuar me 66 raste në 24 orët e mëparshme./Opinion.al

Pas