Operacioni për rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur që prej ditës së djeshme. Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë kanabis sativa.
https://www.dailymotion.com/video/x5sa1l8_nisin-kontrollet-antikanabis_news#tab_embed
Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës. Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.
Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.
Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.