Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, akuza të forta ndaj Mogherinit

2019/08/08 at 2:43 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, akuza të forta ndaj Mogherinit

Gazetari Laris Gaiser i cili publikoi në gazetën italiane “La Verita” video materialin ku pretendohet se tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove ka paralajmëruar sot se do të publikojë dokumente të tjera tronditëse.


Bashkimi Europian ka ndërhyrë në sovranitetin e Maqedonisë së Veriut sipas Gaiser duke projektuar një sistem që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë. Ai akuzon drejtpërdrejtë ish presidentin e Komisionit Europian Juncker dhe ish Përfaqësuesen e lartë të politikës së Jashtme Federica Mogherini se kanë mbështetur instalimin e një sistemi në “mbështetje të gjithçkaje që është në kundërshtim me sundimin e ligjit”.

Krijimi i prokurorisë speciale publike dhe mbështetja preferenciale e disa politikanëve, mbështetje të cilën e kanë edhe nga Soros thotë Gaiser, ka ripërkufizuar sovranitetin e vendit duke ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në politike dhe kjo ka sjellë “zhvatjen” dhe “poshtërimin e një kombi të tërë”.

“Sot në “LaVerita” në pjesën e parë të tregimi tim, e cila dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për të ndryshuar regjimin në Maqedoni, duke përkufizuar sovranitetin e vendit, mbështeti krijimin e një Prokurorisë Speciale Publike (Katica Janeva) e cili jo vetëm që ndërhyn në politikë në mënyrë të jashtëligjshme,por edhe zhvat njerëzit! Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë! Politikanë, të preferuar nga BE-ja dhe Sorosi. Maqedonia ka një problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së … edhe BE-ja gjithashtu! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për poshtërimin e një kombi të tërë dhe për mbështetje të gjithçkaje që është në kundërshtim me sundiumin e ligjit, një e drejtë për të cilën Brukseli pretendon me zë të lartë! Ditëve në vijim do të publikoj dokumente tronditëse për të cilat unë sinqerisht shpresoj se do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të gjejë rrugën e saj drejt një demokracie funksionuese” shkruan Gaiser.

Në video materialet e publikuara në “La Verita” shfaqen dy të dyshuarit kryesorë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec duke marrë para nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev. Materiali i regjistruar në shkurt të këtij viti tregon shuma eurosh të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga orët e vona të së hënës deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, ndërsa përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Gazeta italiane “La Verita”, shkruan se këtu kemi të bëjmë me një skemë zhvatjeje e miliona eurove. Duke analizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave të BE, “La Verita” tregon se politikanët në vendin fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

Pjesë nga shkrimi i medias italiane:

Më 2016, Gjermania e drejtuar nga Kancelarja  Angela Merkelit, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev. Kjo një  formë për ta favorizuar atë në rrugën drejt pushtetit e për të kryer më pas “manipulime” sipas dëshirës.

Ky plan gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë arriti rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale, e cila të kishte si detyrë ekskluzive verifikimin e përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve.

Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso M?alkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.

Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëherëshëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.

Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.

Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiz maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqënëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.

Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.

“La Verità” ka siguruar pamjet dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas. Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si shoëmani i premton viktimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

8 Gusht, 2025 10:57 am
Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:39 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

8 Gusht, 2025 10:30 am
Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
Aktualitet

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:20 am
Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin
Bota

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

8 Gusht, 2025 10:04 am
Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi
Rajoni

Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

8 Gusht, 2025 9:55 am
Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

8 Gusht, 2025 9:34 am
Armenia dhe Azerbajxhani afër marrëveshjes historike të paqes në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Armenia dhe Azerbajxhani afër marrëveshjes historike të paqes në Shtëpinë e Bardhë

8 Gusht, 2025 9:17 am
Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë
Aktualitet

Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë

8 Gusht, 2025 9:07 am
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…

8 Gusht, 2025 8:57 am
Para
Blerja e ndjekësve & verifikimi në Instagram e paligjshme, do të zbuloheni

Instagrami nuk i ndahet skandaleve, vidhen të dhënat e miliona përdoruesve

Në kërkim ndërkombëtar, dy të rinjtë kapen në Morinë

Në kërkim ndërkombëtar, dy të rinjtë kapen në Morinë

Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Rruga Milot-Balldren, Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte. Për...

Lexo më shumë

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të qytetit, si dhe...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë evidentuar 19...

Lexo më shumë

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi kishte kultivuar 77 bimë narkotike Cannabis Sativa në Mallakastër. Ai është vënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com