Ka nisur sot shembja e disa objeketeve në Himarë. Aksioni nisi pas disa muajsh protesta e kundërshti nga banorët e zonës. Zëri i tyre pati edhe mbështetjen e Athinës zyrtare, por tashmë qeveria nuk duket se do të tolerojë më. Siç është thënë disa here objektet shemben për ti hapur rrugë ndërtimit të shëtitores buzë detit.
Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese por dhe një karburant. Forca të shumta policie po ndjekin operacionin e IKMT-së për të shmangur edhe një përplasje të mundshme me banorët.
Janë rreth 80 banesa apo objekte biznesi që do të shemben në total. Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid ndaj minoritetit grek në Himarë. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.
Kujtojmë që plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.
/Opinion.al