Një video e postuar nga po ajo vetë në profilin e saj në facebook, që ka çuditur gjithëkënd që e ka parë dhe ka dashur të kuptojë diçka, por që ka e pasur të vështirë të kuptojë se çka dashur të thotë autorja.
Riselda Sejdia ish-balerinë, e njohur për martesën e saj me biznesmenin Ajdin Sejdia ka postuar një monolog të sajin në shtëpinë luksoze ku jeton, ku midis të tjerave thotë se e lan fytyrën me qumësht Parmalat dhe se flokët i lan me shampo 1 milion lekëshe.
Herë duket si imitim i një gazetareje të njohur të showbizit herë si monolog tallës, video është xhiruar nga i biri. Për më shumë ndiqni videon e Riseldës për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë dhe kujt i është drejtuar.