Ditët e fundit Mariah Carey doli për shopping në Barcelonë dhe arriti të tërhiqte vëmendjen maksimale nga kalimtarët e ndryshëm. 47 vjeçarja ishte veshur me streçe të zeza, një bluzë të tejdukshme dhe si gjithmonë një palë këpucë me taka të larta. Për t’u siguruar që nuk do të binte, ajo gjatë të gjithë kohës mbahej tek krahu i një mashkulli që me shumë gjasa është truproja i saj. Ajo çka bie shumë në sy tek diva e njohur është pesha e saj që mund të themi po i del përsëri jashtë kontrollit. Megjithatë duket se ajo nuk shqetësohet aspak.