Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me Kosovën?

2017/01/26 at 4:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
LETRA/ Blushi i drejtohet Asamblesë: Ja shkeljet e Statutit të Partisë Socialiste

Nga Ben Blushi


Dje kemi biseduar ne komsionin e politikes se jashtme per ngjarjet e fundit ne Kosove te cilat pa hezitim do ti konsideroja te frikshme,kercenuese dhe paralajmeruese.

Une mendoj se parlamenti i Shqiperise do duhej te kishte mbajtur nje qendrim per ate qe po ndodh dhe Qeveria e Republikes sone po ashtu do duhej te ishte me aktive,me kurajoze dhe shume me e vemendshme.

Cfare po ndodh ne Kosove?

Serbet duan te kantonizojne veriun e Kosoves,ne Mitrovice duke e aneksuar ate apo duke e nxjerre nga administrimi i Republikes se Kosoves.Me pak fjale nese kjo qe ka nisur me trenin vazhdon, Serbia do te ndertoje nje stacion te perhershem ne Kosove te cilin e humbi me lufte dhe me pas edhe me diplomaci dhe drejtesi nderkombetare.

Jane pra disa ngjarje te cilat na detyrojne ta marrim seriozisht ate qe po ndodh dhe mund te ndodhe ne Kosove.

Ndertimi i murit qe ndan pjesen serbe nga ajo shqiptare,arrestimi i Ramush Haradinajt,armatosja e civileve serbe dhe futja e trenit te marre ne territoin e nje shteti te pavarur nga nje shtet tjeter.

Kam pershtypjen qe te treja ngjarjet kane nje qellim:ti deshmojne botes se Kosova eshte ne territor i pastabilizuar ku etnite nuk jetojne dot ne paqe,se shteti i Kosoves eshte shume i bobet per te mbijetuar dhe se rendi i ri boteror qe nisi ne Ballkan para 25 vitesh duhet te ndryshoje serish ne Ballkan.

Besoj se jemi te gjithe te qarte se ka perpjekje per te ndryshuar rendin e gjerave dhe bashke me te edhe kufinjte dhe se Serbia eshte e para nder shtetet e Evropes qe mendon se duhen ndryshuar kufinjte e humbur duke u kompensuar fillimisht,pikerisht ne Kosove.

Kosova qe u krijua ne vitet 2000 ishte produkt i nje bote te lodhur nga konfliktet.

Sot Kosova eshte dicka tjeter.

Eshte viktime e nje bote te lodhur nga mungesa e konflikteve.

Nje pjese e botes sot mendon se kriza e gjate e dhjete viteve te fundit mund te zgjidhet duke hapur konflikte te reja te cilat hapin tregje lufte dhe ekonomie sic edhe ka ndodhur ne te shkuaren.

Per fat te keq Bashkimi Evropian, produkt i diplomacise dhe forces se te cilit, eshte Kosova nuk ka nje qendrim.Ne fakt prej kohesh Bashkimi Europian nuk ka qendrim per shume ceshtje.Dalja e Anglise e ka trembur.Kriza e refugjateve e ka dobesuar.Rritja e terrorizmit e ka heshtur.Zgjedhjet ne Amerike e kane hutuar.Forcimi i Rusise e ka ndikuar.
Per me teper ky eshte nje vit elektoral ne BE dhe Gjermania si dhe Franca shkojne ne zgjedhje.

Politika e jashtme e ketyre vendeve nuk eshte ne rendin e politikes se brendshme.Ndryshe nga njezet vjet me pare, ne Evrope nuk fitojne ata qe clirojne popujt e tjere nga tiranite dhe hapin kufinjte per te huajt,por ata qe mbrojne popujt e tyre nga popujt e tjere.Nga globalizmi optimist po kalojme ne izolacionizmin tregtar.Sic thoshte Cvajgu bota e djeshme rritej duke u hapur,bota e sotme rritet duke u mbyllur.

Natyrisht qe ky eshte nje cikel historik qe nuk dihet sa do zgjase.Gjate ciklit te hapjes ne shqiptaret fituam ndoshta me shume se kushdo.

Ne kete kontekst Kosova eshte pothuajse jetime.Bashkimi Europian nuk ka asnje qendrim per arrestimin e Ramush Haradinaj,asnje qendrim per murin dhe nje qendrim shume te zbehte per ceshtjen e trenit.

Natyrisht qe nuk po flas sot per te kritikuar Bashkimin Europian,pasi atij i mjaftojne kritiket e vet, por kjo qe po ndodh eshte realitet nga i cili smund te shmangemi.

Kosova sot eshte me dobet dhe me pak e mbeshtetur.

Ne dhjete vjet nuk arriti dot te kete kohezion dhe te ndertoje nje shtet funksional cka renditet si dobesia e saj e me e madhe.Institucionet e Kosoves jane te brishta.Parlamenti i saj eshte pothuajse i bllokuar,klasa politike eshte vazhimisht nen kercenimin e historive te luftes sic ndodhi edhe me Ramush Haradinaj dhe perpjekja per ta vizatuar Kosoven si nje projekt te deshtuar dhe jo rentabel per gjithe keto arsye ka patur jo pak sukses.

Aleati me i madh i Kosoves,Shtetet e Bashkuara jane ne tranzicion, cka ka shkaktuar dhe gjithe kete hutim ne Evrope,ne Prishtine dhe pa dyshim edhe ne Tirane.

Eshte e qarte se serbet duan ta ndajne Kosoven. Une nuk besoj se sot ky eshte nje projekt nderkombetar por e sigurt eshte qe ne te ardhmen mund te rikthehet si i tille.Paqendrueshmeria e brendshme ne Kosove,rikthimi i Rusise ne Ballkan,aktivizimi i terrorizmit islamik jane te gjithe faktore qe dobesojne vetem nje faktor:faktorin shqiptar.

Ceshtja eshte se sot pervec Kosoves edhe Shqiperia ka humbur peshen e saj ne rajon dhe me gjere.Shqiperia nuk e mori dot statusin e vendit kandidat cka e ka dobesuar imazhin e saj.Antaresimi yne ne NATO eshte kthyer me shume ne nje simbolike tavolinash sesa ne ne nje ze qe degjohet dhe mund te diktoje.Ne jemi ne tavoline por nuk jemi as ne bisede as ne vendim.Diplomacia jone eshte pa plan,pa koherence,pa ide dhe totalisht e personalizuar.Diplomacia nuk eshte me qellim i shtetit por vetem dekor i kryeministrit.Ne dy tre vjet kemi arritur vetem dicka qe sot spo na vlen aspak:kemi permiresuar pa shkak marredheniet me Serbine.Nderkohe kemi perkeqesuar pa shkak marredheniet me Greqine,jemi kaotike ne marredheniet me Maqedonine,nuk kemi avancuar aspak ne marredheniet me Bashkimin Europian dhe kemi lujtuar ruleten ruse ne marredheniet me Shtetet e Bashkuara.

Te gjitha keto kane qene levizje tekanjoze dhe aspak ne dobi te interesit tone strategjik.Thene me pak fjale, politikes sone te jatshtme i ka munguar parashikimi cka eshte njelloj sikur ne basketboll te te mungoje dora ose ne shah te te mungoje kali.

Duke qene me e dobet Shqiperia nuk po e ndihmon dot Kosoven.

Investimi personal i Kryeministrit ne Beograd sot nuk vlen asgje.Serbet nuk ia kane blere miqesine e cmuar qe u afroi.Perkundrazi mendojne se e kane zbutur Shqiperine e cila nuk eshte dhe nuk do jete nje aktor ne krizen e Kosoves.Cka ne fakt po ndodh.Shqiperia eshte aktori me i dobet dhe me i heshtur ne sa po ndodh sot cka i ka ndihmuar serbet per hir te se vertetes.

Ne keto kushte mendoj se eshte e domosdoshme qe parlamenti i Shqiperise te mbaje nje qendrim sa me shpejt.

Mendoj se diplomacia e vendit duhet te jete me aktive,me e guximshme sidomos duke sensibilizuar Bashkimin Evropian qe Shqiperia eshte kunder ndarjes se Kosoves.Shqiperia duhet ta beje te qarte se ndarja e Kosoves nese ndodh do te kishte si pasoje vetem nje gje:bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Nese Kosova ndahet sigurisht ky do te ishte dhe duhej te ishte nje rrjedhim llogjik.

Bashkimi i Shqiperise me Kosoven.

Nje Ballkan i RI duhet te kete nje Shqiperi te Re.

Besoj realisht se ka ardhur koha per ta thene.Nese dikush do ta quaje Shqiperia e Madhe le ta quaje.Shqiperia nuk po kerkon ndryshim kufinjsh ne Ballkan por nese ato ndryshojne ajo nuk mund te mos pranoje te ndryshojne edhe kufinjte e saj.Ky do te ishte nje favor i pakerkuar por i merituar nese mund te perdorja nje fjalor diplomatik.

Ne keto kushte i kerkoj ketij parlamenti te jete me aktiv dhe shume me i vemendshem ne raport me zhvillimet ne rajon dhe sidomos ne Kosove pasi presioni i kesaj trupe do ndihmonte shqiptaret kudo ku jetojne qe te binden se ashtu si serbet e Kosoves kane mbeshtetjen e nje shteti edhe shqiptaret e Kosoves kane mbesjtetjen e nje shteti qe eshte i gjithi ne nje mendje kur vjen puna tek interesi kombetar.

Dhe ceshtja e Kosoves eshte interes kombetar dhe i pandryshueshem i Shqiperise se djeshme,te sotme dhe te neserme.



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Dështon projekti ambicioz për Spitallën

Dështon projekti ambicioz për Spitallën

Foto/ Vajza e Ardit Gjebreas feston ditëlindjen, e dashura e Jonit zbulon detajet nga festa

Foto/ Vajza e Ardit Gjebreas feston ditëlindjen, e dashura e Jonit zbulon detajet nga festa

Horror në Vlorë, pas kokës gjendet skeleti. Viktima mund të jetë nga Tepelena

Horror në Vlorë, pas kokës gjendet skeleti. Viktima mund të jetë nga Tepelena
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com