Rreziku i një skenari francez të ngjashëm me atë britanik është artikuluar edhe nga favoriti për presidencën franceze, Emmanuel Macron.
Ideja e Frexit-it është hedhur me kohë nga rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, por tani edhe vetë kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik, duke treguar se ai është real.
Macron tha për BBC se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës. Zgjedhësit francezë i drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.
Kjo e fundit po shfrytëzon ndjenjat kundër bllokut e ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE. Me zotimin të rimarrë kontrollin e kufijve e të grushtojë ashpër emigracionin, Le Pen fitoi mbështetje të madhe në zonat rurale e ato ish-industriale.
Macron vazhdon megjithatë të kryesojë në sondazhe me 20 pike.