Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me euron? Rënia më e madhe në 10 vitet e fundit

2018/12/24 at 1:55 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro kap minimumin e dekadës, a po ndikon pastrimi i parave?

Euro e ka nisur javën e fundit të këtij viti, duke u nënçmuar me shpejtësi në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 122.76 lekë, duke rënë me 0.19 lekë në krahasim me ditën e premte dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.

Kjo rënie ishte e pritshme, pas fluksit të lartë të emigrantëve që u dynd drejt Shqipërisë gjatë fundjavës me synim kalimin e Krishtlindjeve pranë familjeve të tyre. Tradicionalisht ata sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.


Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie.

Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit.

Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend). Në tremujorin e parë dhe të tretë, madje ky bilanc u përkeqësua, çka teorikisht duhet të kishte ndikuar në forcimin e euros, por në fakt nddhi e kundërta.

Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh në qershor. Kur euro ra me shpehtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse./Monitor

Etiketa: 2008eurorenie


Ju sugjerojmë

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
Aktualitet

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

16 Janar, 2026 2:49 pm
VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri
Aktualitet

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

16 Janar, 2026 2:36 pm
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri

15 Janar, 2026 3:36 pm
Para
Ambasada Shqiptare në Greqi jep një njoftim të rëndësishëm

Ambasada Shqiptare në Greqi jep një njoftim të rëndësishëm

PD nxjerr të tjera dokumente: Ja si mashtruan Veliaj dhe Ahmetaj për Begon

PD nxjerr të tjera dokumente: Ja si mashtruan Veliaj dhe Ahmetaj për Begon

Live/ Rama-studentëve: Nuk ka ultimatume me mua, asgjë s’do fitoni

"Mendohem gjatë para se të bëj lëvizje",Rama flet për ndryshimet në Qeveri
















TE FUNDIT

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
16 Janar, 2026

Një grup të burgosurish shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të...

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
16 Janar, 2026

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit...

Lexo më shumë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
16 Janar, 2026

Policia e Maliqit nisi procedimin penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja...

Lexo më shumë

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
16 Janar, 2026

Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com