Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me çështjen “Tahiri”? Ja veprimi i fundit i Gjykatës së Lartë

2018/07/21 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“The Washington Post” shkruan për Saimir Tahirin: Ish-ministri rrezikon 15 vite burg

Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm.


Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”.

Rekursi në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.

Masa e arrestit me burg ishte kërkuar nga prokuroria edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për ish-ministrin Tahiri, por togat e zeza, më 12 maj të këtij viti, refuzuan burgosjen e ish-ministrit duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Ish-zyrtari qëndroi në këtë masë vetëm për dy javë, pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi atë duke e lënë të lirë Saimir Tahirin pa masë sigurimi.

Prokuroria nuk u tërhoq duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë duke theksuar se ndaj ish-ministrit duhet të caktohet masa e arrestit me burg që ishte kërkuar ndaj tij që në fillim të majit.

Edhe pse ishte parashikuar që hetimet ndaj Saimir Tahirit të përfundonin në fund të korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur ti zgjasë ato në pritje të provave të reja nga jashtë vendit.

Organi i akuzës mësohet se pret përgjigje nga autoritetet italiane dhe malazeze në lidhje me disa udhëtime që ish-ministri Saimir Tahiri ka kryer në këto shtete gjatë kohës që ishte në detyrë.

Prokuroria dyshon se personat që ka takuar Tahiri në këto udhëtime kanë lidhje me aktivitetin kriminal për të cilin është hapur procedimi penal pas publikimit të përgjimeve të kryera nga prokuroria e katanias ndaj grupit kriminal italo-shqiptar të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Ish-ministri Tahiri dhe avokati i tij i kanë mohuar akuzat e prokurorisë.  /Syri.Net



Ju sugjerojmë

Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Para
Ja cila ishte foto më e pëlqyer në Instagram për 2017

Me risinë e Instagram, nuk keni pse përdorni më opsionin “Block”

I dërgon shefes një mesazh pikant, keqkuptimi lë pa punë të riun

I dërgon shefes një mesazh pikant, keqkuptimi lë pa punë të riun

Ja si duket Xhensila pas lindjes, këngëtarja shfaqet pa make up në krah të Besit

Ja si duket Xhensila pas lindjes, këngëtarja shfaqet pa make up në krah të Besit
















TE FUNDIT

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
26 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar...

Lexo më shumë

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025

Java do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë të fokusuara në disa pjesë të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 26 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
26 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një kohë kur energjia juaj po rritet përsëri dhe dëshira juaj për ta bërë veten të ndihet…...

Lexo më shumë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com