Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.
Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 37 persona , nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 9 pacientë të shtruar, ku 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Sakaq, 8 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit./Opinion.al