Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po fshihet për çështjen Balili?

2016/12/16 at 8:45 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Rama mbrojti Roshin?
  • Nga Blendi Fevziu

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese dje në emisionin Opinion. Duke folur për Klemend Balilin dhe mosarrestimin e tij, ai ka deklaruar se disa kohë më parë, sipas sistemit TIMS, Klemend Balili ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Dubait i shoqëruar nga një ministër aktual i qeverisë së majtë.

Hoxha nuk ka dhënë më shumë detaje, por ai ka sqaruar se këtë fakt e di edhe prokuroria që e ka ndeshur gjatë hetimeve dhe madje ai e ka përmendur për herë të parë po në emisionin Opinion në Maj 2016.

Hoxha sqaroi se në kohën e udhëtimit, Balili nuk ishte në kërkim, madje me gjasë ka qenë një zyrtar i qeverisë, por shoqërimi me një ministër, mund të hapë debate mbi mbështetjen politike të tij. Edhe pse në atë kohë, Balili nuk kishte asnjë aktivitet brenda territorit shqiptar dhe as ndonjë llogari të hapur me ligjin.

Hoxha nuk sqaroi se kush është Ministri. Por ai garantoi se ky fakt është i vërtetë dhe dihet nga autoritetet. Nuk dua as ta paragjykoj dhe as ta konfirmoj Artan Hoxhën, por deklarata e tij kërkon një verifikim më të plotë. Nëse ajo është e vërtetë, ngre një seri pyetjesh thelbësore:

Cili është pra Ministri që ka udhëtuar nga Tirana në Dubai me Balilin?

Cili ka qene shkaku i udhëtimit?

Dhe cfarë i lidhte këta dy persona?

Asnjë përgjigje nuk jepet për këto pikëpyetje. Madje as organet kompetente që duhej të shpreheshin në këtë rast, as e kanë pranuar dhe as përgënjeshtruar këtë deklaratë që përsëritet për të dytën herë. Nëse Hoxha e ka informacionin të gabuar, është problem i tij. Por nëse informacioni i Hoxhës është i vërtetë ai meriton një tjetër trajtim dhe hap një tjetër pistë në hetimet për Klemend Balilin.

Akoma më tepër, media që qëmton cdo lajm në këtë drejtim kësaj herë thuajse heshti dhe deklarata e Hoxhës, kaloi o pa u botuar askund, ose me ndonjë botim periferik. Nuk dihet se përse vëmendja e portaleve qe kaq e vagullt këtë herë dhe shpresoj shumë që kjo të jetë thjeshtë një pavëmendie nga ato që krijohen nga ritmi i madh i punës.

Por problemi i asaj që tha Hoxha, shkon edhe përtej faktit nëse Balili ka udhëtuar me një ministër dhe se kush është ai.

Ajo që është më befasuese në këtë rast, pra në rastin Balili, është fakti se në pingpongun mes institucioneve, faji mbetet jetim dhe përgjegjësi nuk mban askush. Sic tha edhe dje një jurist i njohur, ky rast ka vetëm dy mundësi: ose Ambasadori Lu di dicka më shumë se sa ajo që dimë ne dhe deklarata e tij vlen për të kuptuar shkallën e inkriminimit në vend; ose Ambasadori Lu nuk njeh ligjet shqiptare dhe ngarkon kot me përgjegjësi Prokurorinë dhe policinë. Njëra nga këto të dyja duhet të jetë. Publiku le të gjykojë vetë, por institucionet kanë detyrimin të sqarojnë deri në fund atë që po ndodh dhe jo të krijojnë një tjetër mjegull që e shoqëruar me akuzat politike boshe, vetëm sa e fsheh të vërtetën.

Dikush duhet të flasë për këtë cështje. Nuk mund të presim që Lu të dalë sërish dhe të flasë shqip, se kush ka vërtet përgjegjësi për një cështje që po merr përmasat e një filmi policor. Një film, aktorë të të cilit, po bëhen të drejtuesit e lartë të organeve ligjzbatuese.

Blendi Fevziu

Etiketa: klemend balililupoliciaprokuroria

Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Zbardhet ekspertiza/Si u rrëzua motori që i mori jetën Ergit dhe Kejdit

Malësi e Madhe, aksidentohet për vdekje këmbësori, ndalohet drejtuesi i mjetit

E la shkollën kur ishte 15 vjeçe, u bë nënë 17 vjeçe, dhe milionere në moshën 23 vjeçare

E la shkollën kur ishte 15 vjeçe, u bë nënë 17 vjeçe, dhe milionere në moshën 23 vjeçare

Plagosi me thikë 3 persona për parkimin, pranga ish-banorit të Big Brother Albania

Plagosi me thikë 3 persona për parkimin, pranga ish-banorit të Big Brother Albania

TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com