Politikë

Çfarë po diskutojnë? Meta dhe Berisha darkojnë së bashku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 16/06/22 |
Opi Nion

Sot Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD, Sali Berisha janë bërë bashkë. Ata kanë darkuar sëbashku në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhen pasi morën pjesë në “Forumin Global IX”.

Berisha dhe Meta janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shihen shumë të fokusuar në bisedën mes tyre.

Edhe Presidenti Meta, por edhe kreu i PD, Berisha, në daljet e tyre publike kanë deklaruar se në muajin shtator do të krijojnë frontin e gjerë opozitar kundër mazhorancës qeverisëse.

Ilir Meta ka deklaruar se pas 24 korrikut kur i mbaron mandati i presidentit, ai do të rikthehet fuqishëm në politikë në postin e kreut të LSI.

Marrëdhëniet mes LSI-së dhe PD-së, u krisën pas 25 prillit të vitit të shkuar ku nuk munguan akuzat nga të dy pakët, se pavarësisht koalicionit të tyre, forcat kishin punuar kundër njëra-tjetrës.

Por edhe ditën e zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj, pati një përplasje në distancë mes metës dhe Berishës, për shkak të dekretit që u lëshua nga Stambolli. Mesa duket situata tashmë është qetësuar dhe palët kanë nisur planet për projektet e mëdha politike.

Pas