Sara Kapo vajza e aktores Ema Andrea është parë këto ditë në korridoret dhe zyrat e Top Channel. Modelja e klipit të Flori Mumajesit mendohet se do të jetë opinionistja e ardhshme e Top Show. Këtë fakt deri diku na i konfirmon edhe kjo foto që moderatori Alban Dudushi, ka postuar në rrjetet sociale ku shihet aktivistja Sara Kapo me stafin e tij dhe producenten Lori Hoxha.
Sara Kapo ashtu si nëna e saj njihet për natyrën e saj të drejtperdrejtë dhe nëse do ta shohim të ulur në kolltukun e opinionistes, do të ishte gjetje për Top Show. Krahas televizionit Sara Kapo është duke luajtur edhe në një film të ri.