Ervin Salianji ka treguar pak detaje në lidhje me dosjen tjetër 184, që sipas kryedemokratit Lulzim Basha do të ketë të papritura.
“Edi Rama dosja 339 është makthi yt. Ti e di se çfarë përmban, uroj ta dish se çfarë përmban dosja 184, drejtësisë do t’i zgjidhen duart, politikanët para drejtësisë dhe shqiptarët do kenë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Basha paraditen e së hënës nga selia blu. “Dosje e cila kompromenton rëndë politikën dhe qeverinë”, tha Ervin Salianji nga studio e AbcNews.
Dosje me çfarë? Me përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!
Na jep disa detaje?
Ervin Salianji: Do vijë momenti. Sot po diskutojmë për protestën e nesërme në orën 9 e 30 para Kuvendit.
184-a çfarë përmban?
Ervin Salianji: Dosje e cila kompromenton rëndë politikën dhe qeverinë.
Përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!/ Opinion.al