Kryeministri Rama u pyet këtë të enjte në emisionin Opinion për “të fortët” e rrugëve.
“Sheh kalamaj na 20 vjeç që lëvizin me makina luksi dhe nuk i ndalon njeri ti pyesë nga vinë këto lekë. I shihni ju këto gango ose horra në rrugë” pyeti drejtuesi emisionit kryeministrin Rama.
Ai paralajmëroi në lidhje me këtë fenomen se në nëntor do të publikojë një sërë masash të cilat i adresohen konkretisht këtij fenomeni.
Edi Rama: Brenda nëntorit unë do të shpall përpara shqiptarëve Një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal, jo më në politikë se në politikë e kemi bërë ne.
Blendi Fevziu: Po flasim për horrat e rrugëve
Edi Rama: Të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përshirë në aktivitet krimin të cilëve do t’ju rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, një trajtim që asnjërit këtu nuk iu a merr mendja. Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe ka ardhur mundësia të bëhet sepse policia e shtetit i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren. /Opinion.al