Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndryshimi?! Si dukeshin Ami dhe Ermali në fillimet e lidhjes së tyre

2017/03/20 at 7:21 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë ndryshimi?! Si dukeshin Ami dhe Ermali në fillimet e lidhjes së tyre

Ja çfarë shkruanin atëherë gazetat për lidhjen e tyre.


collageermal

Ami në gjurmët e Ermalit

Ermali dhe Ami janë parë së bashku në një prej lokaleve të liqenit tek “Fari”, teksa djaloshi i grupit “The Dreams” ishte në sheshxhirim. Ndërkohë që në shumë prej radiove të vendit, po lançohet kënga më e re e Mamaqit, “Let’s love”, ai po përgatit të finalizojë punën e tij edhe me një videoklip. Dhe pikërisht në kulmin e punës, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Ermali nuk ka qenë vetëm. Nuk bëhet fjalë për shpurën e vajzave veshur me bikini që ishin pjesë e klipit të këngës, por për personazhin kryesor të zemrës së djaloshit të “Portokalli”. Mbërrin aktorja kryesore: Ami. Bukuroshja e përfolur shumë mbi lidhjen e saj dashurore me personazhin më të dashur të “Portokalli” ka hyrë në skenë. Ndryshe nga vajzat e tjera figurante, ajo ka qenë e vetmja, që nuk i ka shpëtuar syrit të Ermalit, i cili ka fluturuar gjithë nxitim për të qenë pranë Amit. Ka qenë një takim i ngrohtë, në dukje rastësor, pasi çifti në sy të atyre që i rrethonin, ka respektuar stafin që merrte pjesë në realizimin e videoklipit. Paskësaj Ami ka ndjekur hap pas hapi xhirimet e videoklipit të të dashurit të saj, duke qëndruar së bashku me një mikeshën e tij e veçuar nga sheshxhirimi.LidhjaJashtë intervistës së dhënë për “Bluetooth”, ku ka reguar për projektet e tij të ardhshme Ermal Mamaqi, ka pohuar se mes tij dhe Amit nuk ka pasur asnjë ftohje, siç është pohuar lart e poshtë. Ai nuk ka dashur të flasë për asgjë më tepër mbi lidhjen e tyre, por është mjaftuar me një konfirmim të thatë, që me pak fjalë sqaronte se mes tyre as që bëhej fjalë për ndonjë mosmarrëveshje, përkundrazi gjithçka po ecën më së miri. Sigurisht kjo është dukur edhe me praninë e Amit në xhirimet e videoklipit, ku ajo ka qenë mjaft e interesuar për ndërthurjen e imazheve dhe ritmeve të këngës që pritet të shkundë këtë verë fansat e të dashurit të saj. “Bluetooth” i uron Ermalit që kënga e tij të kthehet sa më shpejt në një hit dhe çifti të shijojë frutet e “Let’s Love”.VideoklipiKlipi i këngës “Let’s love” po realizohet në pishinën e një prej lokaleve të liqenit. Rreth 15 vajza me rroba banje, të shtrira në shezlong pozonin gjatë këtij klipi, i cili pritet të ketë imazhe vërtet të nxehta. Duke marrë pozitat e një regjisori, Ermali ka orientuar vajzat, që do të marrin pjesë në klipin e tij, duke iu treguar mënyrën sesi do të qëndrojnë. I gjallë dhe alegro, ashtu siç dhe e kemi parë nëpër shfaqjet e tij, ai nuk ka ndenjur një minutë ulur. Ka asistuar në çdo moment, madje edhe duke hapur çadrat e diellit, duke iu dhënë ide kameramanëve si dhe duke lëvizur nga një cep i pishinës në tjetrin.

“Let`s love”,  një verë me Ermal Mamaqin

Let`s love”. Ky është hiti i ri i Ermal Mamaqit, që do të na shoqërojë gjatë këtij sezoni veror dhe që do të na japë mesazhe të ngrohta dashurie. Mamaqi, i konfirmuar tashmë si një këngëtar i suksesshëm dhe gjithashtu si një nga personazhet më të preferuar të spektaklit humoristik “Portokalli”, ka ndarë gjatë kësaj bisede me “Bluetooth”, projektet e tij verore dhe emocionet që i ka dhënë skena. Ai e sheh veten sa në “Portokalli”, aq edhe në koncertet ku do të prezantohet në shumë qytete të vendit, siparin e të cilëve do ta çelë këtë fundjavë në ambientet e disko “Venue”, në Durrës.Keni qenë një nga personazhet më të spikatur të spektaklit “Portokalli”, në sezonin që sapo ka përfunduar. A do të  jeni sërish në skenën e “Portokallisë”?Sigurisht që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij spektakli dhe jam shumë i lumtur për këtë. Është me të vërtetë fat dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë. Sinqerisht, është fat të jesh pjesë e stafit të emisionit më të dashur për shqiptarëtNëse do të kishit një rol më vete si dikur, a do të ishit kaq i suksesshëm dhe cili mendoni se ka qenë roli, brenda të cilit jeni ndjerë më mirë?Nuk do të më pëlqente të isha larg grupit “The SH.B.L.SH.”. Madje, nuk e mendoj dot veten më të suksesshëm jashtë këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi janë djem me të vërtetë shumë të talentuar dhe unë kam marrë shumë prej tyre.Jeni konfirmuar me sukses edhe si këngëtar. Cilat janë projektet tuaja të ardhshme?Sapo kam përfunduar Akademinë e Lartë të Arteve, për degën Kanto. Dhe ka pak ditë që kam publikuar në pothuajse të gjitha radiot e Tiranës këngën time të fundit që titullohet “Let`s love”. Pritet dhe shpresoj shumë që të bëhet një nga hitet e kësaj vere. Ndërkohë, aktualisht po punoj dhe për një videoklip të kësaj kënge. Ajo që mund të them është se kënga është diçka e këndshme ashtu si dhe seksi njëkohësisht. Dhe për këtë doja të falënderoja përzemërsisht ata që do të mundësojnë realizimin e këtij videoklipi; pijen energjike “V”, “Interalbanian” dhe “Albturs”.Çfarë po ndodh aktualisht me grupin “The Dreams”?Hiç. Jemi akoma shokë dhe secili po punon në fushën e tij për t’u ngritur profesionalisht.Këtë të shtunë jeni ftuar nga “Club Venue” në Durrës. A do të ketë të tjera turne gjatë këtij sezoni veror vetëm, apo me “Portokallinë”?Po, në fakt do të jem tek diskoteka “Venue” dhe ndihem i vlerësuar që drejtuesit e kësaj diskoteke prestigjioze më kanë përzgjedhur mua për të çelur këtë sezon veror në atë ambient, në Durrës. Më pëlqen shumë “Venue”, sepse është e para disko që më ka bërë të them “Uuaaauuu”! Gjatë verës do kem gjithashtu koncerte në qytete të ndryshme të vendit. Ndërsa, për sa i përket “Portokallisë”, ende nuk e di nëse do të ketë një turne gjatë verës. Gjithsesi unë jam gati./Gazeta Shqiptare/

q3_1490031388-7879891q4_1490031388-1276717q14_1490031387-6774386q5_1490031388-7339864q8_1490031387-3330816q7_1490031389-1596616q6_1490031389-1371436

Etiketa: Amiermalifillimetlidja


Ju sugjerojmë

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Para
Reagimi/ Ja çfarë thotë Basha për dekretimin e Xhafaj nga Presidenti

Basha: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë

Erion Veliaj sot në Opinion, në orën 22:15/ Ja për çfarë do të pyetet

Erion Veliaj sot në Opinion, në orën 22:15/ Ja për çfarë do të pyetet

Ertugruli: Unë nuk bëj për këtë punë!

Ertugruli: Unë nuk bëj për këtë punë!
















TE FUNDIT

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com