Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi sot në Shkodër, situata jo normale ligjore dhe politike

2019/08/19 at 7:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi sot në Shkodër, situata jo normale ligjore dhe politike

Teksa qindra mbështetës të Partisë Demokratike protestonin dhe u përplasën me forcat e policisë para bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi”, Partia Socialiste me aleatët e saj konstituoi sot këshillin bashkiak të Shkodrës.

Dorëheqja e detyruar e kryetarit të votuar më 30 qershor, Valdrin Pjetri, krijoi një situatë jo normale ligjore dhe kjo shkaktoi tensionimin e situatës si edhe zhvendosjen e mbledhjes nga godina e rektoratit të universitetit në atë të bibliotekës.

Valdrin Pjetri, i zgjedhur me 10.3% të votave si kryetar i Bashkisë së Shkodrës dha dorëheqjen pasi Partia Demokratike publikoi dokumente të një dënimi të tij për shpërndarje droge në vitin 2003 në Firence të Italisë, dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore, nënkryetari i bashkisë kryen funksionet e kryetarit kur posti i këtij të fundit është vakant. Por nënkryetari emërohet nga kryetari sipas nenit 61 dhe në kushtet aktuale kemi vakancë edhe në këtë post.

Gjendja jo normale ligjore mund të zgjidhej me një dekret për zgjedhje vendore të pjesshme por presidenti Meta nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit kështu dhe ka deklaruar se nuk do të shpallë zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

“Skenë krimi”, ishte parulla që mbështetësit e PD shpalosën përpara bibliotekës ku po kryhej konstituimi ndërsa sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi e quajti këtë një tentativë për të grabitur pushtetin vendor.

Nga brenda godinës së bibliotekës së rrethuar nga forcat e FNSH, mbledhjen e hapi prefekti Çesk Millja, në praninë e deputetit të PSD Tom Doshi , i shpallur i padëshirueshëm nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, deputeti Luan Harusha, deputetja Senida Mesi dhe 50 nga 51 këshilltarët e rinj.

Kryetare e këshillit bashkiak u zgjodh, Brisela Kadia, e vetmja kandidaturë. Ajo mori 47 vota pro dhe dy vota u shpallën të pavlefshme. Këshilli bashkiak i Shkodrës pas 30 qershorit përbëhet nga 40 këshilltare të Partisë Socialiste, 9 të PSD, 1 nga PDS dhe një nga Partia Socialiste e Moderuar.

Kryetarja aktuale e këshillit të qarkut, Greta Bardeli, e cila ishte e pranishme në sallë e konsideroi mbledhjen jo të ligjshme dhe antikushtetuese dhe paralajmëroi se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi.

Pas mbledhjes situata mbeti e tensionuar madje protestuesit hodhën shishe ndaj deputetit Tom Doshi i cili shoqërohej nga rojet personale dhe këshilltarët e Partisë Socialdemokrate.

“Do të qëndroj në bashki, derisa të ketë zgjedhje të ligjshme,” deklaroi Voltana Ademi, e përlotur para mediave. “30 qershori do të zhbëhet kudo në Shqipëri,” përfundoi ajo.

Qeverisja vendore e Shkodrës mbetet në një situatë jo normale ligjore ndërsa situata politike mesa duket do të mbetet e tensionuar. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Para
Kush është biznesmeni me pasuri 310 milionë Euro që sulmoi Mihal Kokëdhima

Kush është biznesmeni me pasuri 310 milionë Euro që sulmoi Mihal Kokëdhima

Pushimet luksoze të Harryt dhe Meghan, reagon Elton John: I kam paguar unë

Pushimet luksoze të Harryt dhe Meghan, reagon Elton John: I kam paguar unë

Rëndohet situata për Kokëdhimën, Bashkia: Biznesi nuk ka paguar taksat

Rëndohet situata për Kokëdhimën, Bashkia: Biznesi nuk ka paguar taksat

TE FUNDIT

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
5 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com