Kronikë

Çfarë ndodhi në Vlorë? Policia jep detaje për vrasjen e 50-vjeçarit


               Publikuar në : 17:09 - 06/10/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i vdekur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  “Plazhi i Vjetër”. Mësohet se viktima është 50-vjeçari Stavro Mino, i cili është goditur me sende të forta pas një konflikti me disa persona. Mino rezulton se më herët është dënuar me 6 muaj burg për akuzën “dhunë në familje”.

Policia bën me dije se ka shoqëruar tre persona të cilët ishin përfshirë në konflikt me 50-vjeçarin. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore./Opinion.al E.Xh.

Pas