Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun është duke u trajtuar tema lidhur me historikun e fatkeqësive natyrore në Shqipëri. I ftuar në studio është edhe gazetari Ferdinand Dervishi, I cili u shpreh për tërmetet e forta që kanë ndodhur në vendin tonë duke u ndalur tek një fenomen I çuditshëm sipas tij në Berat në vitin 1851 ku si pasojë e lëkundjeve të forta thuhet se është shkëputur e një maje e një mali.
“Tërmet tjetër i fuqishëm është ai i tetorit më 1851 me qendër në Vlorë kemi një gravurë të publikuar në të njëjtin vit në një revistë gjermane, që tregon se njerëzit janë terrorizuar aq shumë se çfarë po ndodh me tokën, dhe janë futur në varka dhe kanë ik në det, ndërkohë që deti ka pas 66 cm cunam, pra është shumë e çuditshme ajo që ndodh me njerëzit.
Ky tërmet ka prekur gjithë Shqipërinë e jugut, duke varrosur një batalion ushtarësh të perandorisë osmane që ishin në kalanë e Beratit.
Ka dhe një detaj tjetër, një fenomen i çuditshëm, në zonën e Beratit, ku ka rënë një majë mali, është shkëputur një majë mali, kaq thonë dhe nuk japin detaje të tjer,”-u shpreh Dervishaj./Opinion.al/