Tre lokale janë përfshirë nga zjarri rreth orës 3:25 te mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se zjarri ka rënë pranë teatrit “Migjeni”, ku tre lokale janë djegur totalisht. Nga të dhënat e deritanishme, nga flakët nuk ka dëme materiale, por dëme të konsiderushem materiale.
Nga flakët është përfshirë dhe ashensor që ndodhej në pallat, cili dyshohet se ka qenë shkak për rënien e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga pallati për shkak të vajit që përdoret për ashensorin.
Ashensori shërbente për një tjetër lokal i cili ndodhej në katin e fundit të ndërtesës dhe nuk përdorej nga banorët e pallatit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrefikese, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Opinion.al