Kapitol në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mbyllur për shkaqe sigurie.
Aktualisht, askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga zona ku ndodhet Kapitoli, pasi zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.
Raportimet nga Uashingtoni janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se ka pasur të shtëna me armë pranë ndërtesës në Kapitol.
Kapitol, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish-presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima./Opinion.al